E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës hap konkursin për 485 licenca për taksi

Afatet që duhen respektuar dhe dokumentet që duhen dorëzuar para 15 gushtit. Konkurs edhe për licencë për furgon. Formulari që duhet plotësuar dhe përllogaritja e pikëve

Emanuela Sako

Personat që duan të punojnë në shërbimin taksi duhet që të plotësojnë formularët me të dhënat dhe më pas të bëjnë përllogaritjen e pikëve. Bashkia e Tiranës ka filluar procedurat për pranimin e praktikave, për të gjithë të interesuarit, për të ushtruar aktivitetin e shërbimit të transportit të udhëtarëve me taksi. Procesi i konkurrimit do të kryhet siç është përcaktuar në rregulloren e miratuar, nëpërmjet sistemit të pikëve që do të grumbullohen, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur. Aktualisht janë paraqitur vendet e lira për shërbimin taksi 4 + 1 dhe për furgonat 8 + 1, për të cilat janë hapur procedurat e dorëzimit të dokumenteve.
Vendet e lira
Vendet e lira për të cilat do të konkurrohet janë 500, ku do të jepen 485 licenca për taksi 4 + 1 dhe 15 licenca për taksi 8 + 1.
Bashkia ka vendosur për dorëzimin e dokumentacionit në datat 1 gusht deri më 15 gusht. Nëse do të vërehen mangësi në dokumentacion, kërkesa e aplikantëve nuk do të shqyrtohet. Ndërkohë që nëpërmjet kritereve të vendosura do të bëhet edhe mbledhja e pikëve për fituesit. Një ndër kriteret kryesore është se taksitë duhet të kenë si vit prodhimi 2000 dhe në vazhdim. Subjektet fizikë duhet të jenë banorë të qytetit të Tiranës, ndërsa subjektet juridikë duhet të kenë selinë në Tiranë.
Taksitë pirate
Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës po merr masa për shmangien e shërbimit pirat të taksistëve që operojnë pa licencë në kryeqytet. Autoritetet vendore kërkojnë që të marrë fund amullia e taksive dhe pakënaqësitë e shoferëve të taksive për shkak të konkurrencës së pandershme. Për këtë arsye, Bashkia ka nisur sensibilizimin e qytetarëve për të ndalur piraterinë e taksive nëpërmjet informimit të qytetarëve. Ky aksion informues do të realizohet me anë të shpërndarjes së fletëpalosjeve, të cilat shpjegojnë me hollësi shenjat dhe veçoritë e automjeteve të licencuara nga Bashkia. Specialistët kanë përcaktuar të gjitha karakteristikat e taksive të të dy tipave, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin për udhëtim taksitë e licencuara. Nga rregullat e përcaktuara do të përfitojnë shoferët e taksive, si dhe pushteti vendor që vjel taksa nga ky shërbim. Në Tiranë operojnë mjete taksi 4+1, nga të cilat janë licencuar 500 të tilla, ndërsa pjesa tjetër mund të konsiderohet veprimtari pirate. Taksi të tipit 8+1 (fugon), janë të licencuara vetëm 50 të tilla, që mund të qarkullojnë brenda kritereve të përcaktuara me ligj. Bashkia paraqet nëpërmjet fletëpalosjeve tiparet karakteristike të taksive. Për automjetet e licencuara 4+1 shenjat dalluese që janë, targat e verdha, logoja e Bashkisë e stampuar, taksimetri, mbishkrimi “taksi” ose “taksi”, çmime të afishuara si në pjesën e jashtme ashtu edhe nga brenda, ngjyra e verdhë dhe licenca e lëshuar nga Bashkia. Për identifikimin e mjeteve 8+1, shenjat janë të njëjta, përveç ngjyrës së mjetit e cila është e bardhë me një shirit blu dhe një të kuq.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

Për subjektet fizikë
Kërkesë me shkrim
Formulari i autodeklarimit
Dokumentin e kredibilitetit bankar, që vërteton gjendje të
përshtatshme financiare (30.000 lekë) (origjinal)
Ekstrakt nga akti i regjistrimit pranë Q.K.R-së
(fotokopje)
Dokumentin e gjendjes teknike të mjetit.
(fotokopje të noteruar)
Lejen e qarkullimit për automjetin.
(fotokopje të noteruar)
Lejen e drejtimit (fotokopje të noteruar)
Dëshminë e Aftësisë Profesionale të personit fizik ose të
drejtuesit të ardhshëm të automjetit, në rast të
mosplotësimit të këtij kriteri nga titullari i licencës
(fotokopje të noteruar)
Formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore për
subjektin fizik dhe të drejtuesit të ardhshëm të automjetit,
në rast të mosplotësimit të këtij kriteri nga titullari i
licencës (bashkëlidhur fotokopje e dokumentit të identifikimit)

Të tjera suplementare në funksion të pikëve
Vërtetim nga KMPCA, për subjektet fizike që kanë
invalidë anëtarë të familjes (certifikatë familjare)
Dëshmia e jetimit për subjektet fizike që kanë jetim anëtarë
të familjes deri në moshën 18 dhe 24 vjeç nëse vazhdojnë
studimet (fotokopje të noteruar)
Vërtetim nga Bashkia e Tiranës si të pa strehë

Për subjektet juridikë
Kërkesë me shkrim
Formulari i autodeklarimit
Dokumentin e kredibilitetit bankar, që vërteton gjendje
të përshtatshme financiare (30.000 lekë mjeti i parë +
15.000 lekë për çdo mjet tjetër) (origjinal)
Ekstrakt nga akti i regjistrimit pranë Q.K.R-së (fotokopje të noteruar)
Aktin e themelimit dhe statusin e shoqërisë (fotokopje të noteruar)
Dokumentin e gjendjes teknike të mjetit (fotokopje të noterizuar)
Lejen e qarkullimit për çdo mjet dhe kontratën e qirasë
në rast qiramarrje (fotokopje të noteruar)
Formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore për
administratorin e shoqërisë (bashkëlidhur fotokopje e dokumentit të identifikimit)
Vërtetim për zotërimin e kompetencës profesionale
për drejtuesin/administratorin (fotokopje të noteruar)

Mënyra e përzgjedhjes së fituesve
Të parët në shqyrtim do të jenë subjektet fizike (shtresa në nevojë), sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të
barabarta sipas nr. hyrës të protokollit. Të dytët në shqyrtim do të jenë subjektet juridike, sipas pikëve të fituara dhe në rast pikësh të barabarta sipas numrit hyrës të protokollit. Të tretët në shqyrtim do të jenë subjektet e tjerë fizik sipas pikëve të fituara ose pa pikë dhe në rast pikësh të barabarta sipas numrit hyrës të protokollit.

Sistemi i pikëve për subjektet fizik
Për aplikantët që kanë invalidë anëtarë të familjes (gjitha kategoritë e invaliditetit) 5 pikë
Për aplikantët që janë të pastrehë (të regjistruar pranë BT) 4 pikë
Për aplikantët që kanë jetim anëtarë të familjes (deri në moshën 18 dhe 24 vjeç nëse vazhdojnë studimet); 3 pikë
Në rast se do të jenë vetë drejtues të automjetit taksi 5 pikë

Vjetërsia e mjetit
Një vit nga viti i aplikimit 10 pikë
Dy vite nga viti i aplikimit 9 pikë
Tre vite nga viti i aplikimit 8 pikë
Katër vite nga viti i aplikimit 7 pikë
Pesë vite nga viti i aplikimit 6 pikë
Gjashtë vite nga viti i aplikimit 5 pikë
Shtatë vite nga viti i aplikimit 4 pikë
Tetë vite nga viti i aplikimit 3 pikë
Për mjetet me më shumë se tetë vjet 0 pikë

Mjetet me benzinë
Aplikimi me makinë me benzinë 10 pikë

Sistemi i pikëve për subjektet juridikë
Për kërkesë për licencim të mbi 30 automjeteve 8 pikë
Për kërkesë për licencim të mbi 20 automjeteve 6 pikë
Për kërkesë për licencim të mbi 10 automjeteve 4 pikë
Për kërkesë për licencim deri në 10 automjete 2 pikë

Vjetërsia e mjetit
Një vit nga viti i aplikimit 10 pikë
Dy vite nga viti i aplikimit 9 pikë
Tre vite nga viti i aplikimit 8 pikë
Katër vite nga viti i aplikimit 7 pikë
Pesë vite nga viti i aplikimit 6 pikë
Gjashtë vite nga viti i aplikimit 5 pikë
Shtatë vite nga viti i aplikimit 4 pikë
Tetë vite nga viti i aplikimit 3 pikë
Për mjetet me më shumë se tetë vjet 0 pikë
Sasia e pikëve të vitit të prodhimit të automjeteve, do të
llogaritet sipas mesatares së vitit të prodhimit të të gjitha
automjeteve të paraqitura për licencim.

Mjetet me benzinë
Llogaritet përqindja e mjeteve të paraqitura me lëndë
djegëse benzinë, në raport me mjetet e tjera, ku për çdo
1-25%-sh të këtyre automjeteve fiton 5 pikë

8 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›