E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës harton projekt për ngrohjen mjedisore të çerdheve me energji diellore

Bashkia e Tiranës në kuadër të përmirësimit të ambienteve të kopshteve ka projektuar një alternativë ngrohjeje për çerdhet me energji diellore , e cila tashmë i ka kaluar për shqyrtim Këshillit Bashkiak të Tiranës. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se “ ky projekt me energji diellore , i cili është edhe një alternativë e mirë promjedisore dhe ekonomike, është vlerësuar që të vihet në zbatim pasi të miratohet nga Këshilli Bashkiak  në çerdhet nr 1 dhe 8  të cilat aktualisht ngrohen me naftë”. Ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e jetës së 272 fëmijëve dhe 20 edukatorëve të çerdheve nr. 1 dhe nr. 8 në Tiranë, përmes promovimit të energjisë diellore si energji alternative dhe miqësore me mjedisin, duke siguruar në këto çerdhe ngrohjen e ambienteve gjatë periudhës së dimrit dhe ngrohjen e ujit sanitar përgjatë gjithë vitit. Projekti “Energjia diellore - alternativë promjedisore dhe ekonomike” do të realizohet në bashkëpunim dhe me financimin e qendrës REC Albania dhe Qendrës Eden. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›