Rusia, Kina, terrorizmi dhe shtetet e falimentuara, sfidat kryesore të sigurisë gjatë presidencës “Obama” - Pjesa e Parë
Shërbimet sekrete amerikane - përmes një raportimi zyrtar të drejtorit të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-ve, Denis Bler - publikojnë strategjinë e tyre për garantimin e sigurisë gjatë katër viteve të presidencës “Obama”, ku klasifikojnë në mënyrë surprizë Rusinë dhe Kinën, si prioritete, krahas shteteve me frymëzim terrorist si dhe shteteve të falimentuara që rrezikojnë të bien në dorë të celulave terroriste
Vizioni për komunitetin e inteligjencës
Komuniteti i inteligjencës i Shteteve të Bashkuara (IC) duhet të përpiqet vazhdimisht dhe të paraqesë tre karakteristika esenciale për mbrojtjen tonë. IC duhet të integrohet si: një ekip duke e bërë të tërën më të madhe se shuma e pjesëve të saj. Ne gjithashtu duhet të jemi të shkathët: një ndërmarrje me fuqi punëtore të inteligjencës që përshtatet, të shumëllojshme, që mëson vazhdimisht dhe drejtuese të misionit, që përqafon novacionin dhe merr iniciativën. Për më tepër, IC duhet të demonstrojë vlerat e Amerikës: veprimin në bazë të ligjit, në përputhje me botëkuptimin e amerikanëve për mbrojtjen e jetës private dhe liritë civile, të respektojë të drejtat e njeriut dhe në një mënyrë që ruan besimin e popullit amerikan.
Mjedisi strategjik
Shtetet e Bashkuara përballin një mjedis të sigurisë kombëtare komplekse dhe që ndryshon me shpejtësi, ku shtete të ndryshme, aktorë me aftësi të mëdha jo shtetërorë dhe forca të tjera ndërkombëtare do të vazhdojnë të garojnë dhe të sfidojnë interesat kombëtare të SHBA-ve. Kundërshtarët janë të prirur të përdorin mjete dhe teknologji asimetrike (si të re ashtu dhe të aplikuar në menyre të rinovuar) për të kundërshtuar interesat e SHBA-ve si brenda ashtu dhe jashtë tyre. Këtu duhet të ketë shanse për aksione bashkëpunuese multilaterale për të përballuar këtë sfida.
Një numër shtetesh kanë aftësinë të sfidojnë interesat e SHBA-ve në rrugët tradicionale (për shembull, forcë ushtarake dhe spiunazh) dhe në ato që po lindin (për shembull, operacionet kompjuterike).
- Irani paraqet një sërë sfidash ndaj objektivave të sigurisë të SHBA-ve në Lindjen e Mesme dhe përtej saj për shkak të programit të tij bërthamor dhe të raketave, mbështetjes së terrorizmit dhe sigurimit e ndihmës vdekjeprurëse kundër SHBA-ve dhe kundërshtarëve të koalicionit.
- Koreja e Veriut vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Azinë Lindore për shkak kërkimit të vazhdueshëm të kapaciteteve bërthamore dhe raketave balistike, kalimit nga ana e saj të këtyre kapaciteteve për palët e treta, sjelljes së saj të çuditshme si dhe të kapaciteteve të saj të mëdha të ushtrisë konvencionale.
- Kina ndan shumë interesa me Shtetet e Bashkuara, por diplomacia e saj e fokusuar gjithnjë e më shumë tek burimet natyrore dhe modernizimi i ushtrisë janë nga faktorët që e bëjnë këtë një sfidë komplekse globale.
- Rusia është një partner i SHBA-ve në iniciativa të rëndësishme të tilla si siguria e materialit bërthamor dhe në luftën kundër terrorizmit bërthamor, por ajo mund të vazhdojë të kërkojë rrugë për të rikonfirmuar fuqi dhe influencë në mënyrë të tillë që komplikojnë interesat e SHBA-ve. Këtu mund të ketë gjithashtu shanse për bashkëpunim me shumë shtete, duke përfshirë ato të cituara më lart, në mbështetje të interesave të përbashkëta që përfshijnë nxitjen e shtetit ligjor, qeverinë përfaqësuese, tregtinë e lirë dhe të ndershme, energjinë dhe rivendosjen e çështjeve shqetësuese ndërkombëtare.
Aktorët shtetërorë dhe nën-shtetërorë ndikojnë gjithnjë e më shumë në sigurinë tonë kombëtare.
- Grupet e dhunshme ekstremiste po bëjnë plane për të përdorur terrorizmin – duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve apo pajisjeve bërthamore nëse ato do ti përfitojnë ato – për të sulmuar Shtetet e Bashkuara. Duke punuar në një sërë rajonesh, këto grupe synojnë të shkatërrojnë shtetin ligjor, të gërryejnë rendin publik, të sulmojnë partnerët strategjikë të SHBA-ve si dhe të sfidojnë interesat e SHBA-ve në mbarë botën.
- Kryengritësit po përpiqen të destabilizojnë shtetet e dobëta në rajonet e interesave strategjike për Shtetet e Bashkuara.
- Organizatat kriminale ndërkombëtare, duke përfshirë ato të trafikut të drogës, përbëjnë një kërcënim ndaj interesave të SHBA-ve duke penetruar fuqimisht dhe korruptuar strategjikisht tregjet vitale; duke destabilizuar shtete të caktuara; si dhe duke siguruar armë, valutë dhe mbështetje tjetër për kryengritësit dhe fraksionet e dhunshme kriminale.
Një numër i forcave dhe trendëve ndërkombëtare – që nga ndryshimi i demografive globale deri tek luftërat për burime – përbëjnë sfida strategjike ndaj interesave të SHBA-ve, por ato gjithashtu sigurojnë shanse të reja për lidershipit global të SHBA-ve.
- Kriza ekonomike globale mund të përshpejtojë dhe dobësojë sigurinë e SHBA-ve duke nxitur trazira politike. Në disa ekonomi në zhvillim, një ngadalësim i vazhdueshëm mund të induktojë de-stabilitet social dhe politik, ndërsa tek të tjerat kjo mund të gërryejë mbështetjen për demokracitë liberale me orientim tregun dhe të krijojnë hapje për autoritarizëm.
- Shtetet e dështuara dhe hapësirat e pa-qeverisura u ofrojnë organizatave terroriste dhe kriminale strehë të sigurt dhe akses të mundshëm të armëve të shkatërrimit në masë (WMD), si dhe mund të shkaktojnë apo acarojnë zinë e bukës, gjenocidin dhe degradimin mjedisor.
- Ndryshimi klimatik dhe gara e energjisë mund të prodhojnë efekte të rendit të dytë për sigurinë kombëtare ndërkohë që shtetet po i paraprijnë efekteve të ngrohjes globale (për shembull, duke sfiduar burimet ujore në rajonet me burimet e kufizuara të ujit të pijshëm) dhe kërkojnë të sigurojnë burime të reja energjie, rrugë transporti dhe pretendime territoriale.
- Ndryshimi i shpejtë teknologjik dhe shpërndarja e informacionit vazhdon të ndryshojë forcat sociale, ekonomike dhe politike, duke siguruar mjete të reja për konkurrentët dhe kundërshtarët për të na sfiduar, ndërkohë që këto gjithashtu sigurojnë Shtetet e Bashkuara me shanse të reja për të ruajtur apo fituar avantazhet kompetitive.
- Ashtu siç ilustron përhapja gjerësisht e gripit H1N1 i vitit 2009, rreziku i sëmundjes pandemike praqet një sfidë të vazhdueshme për shëndetin, tregtinë dhe mirëqenien ekonomike globale.
Qëllimet dhe objektivat
Komuniteti i inteligjencës (IC) ka katër qëllime strategjike. Për të arritur ato, ne duhet të operojmë në mënyrë efektive pavarësisht se ku inteligjenca është vendosur, me një kuadër të qartë ligjor për të na drejtuar. Dy qëllimet e para, të mbështetura nga gjashtë Objektivat e Misionit (MO), flasin për misionet që ne duhet të përmbushim. Qëllimi i tretë dhe i katërt, të mbështetura nga shtatë Objektivat e Ndërmarrjes (EO) përshkruajnë se çfarë ne do të arrijmë si ndërmarrje inteligjente për të mbështetur objektivat e misionit.
- Sigurim të politikave të gjëra të sigurisë kombëtare duke monitoruar vazhdimisht dhe vlerësuar mjedisin e sigurisë ndërkombëtare për të paralajmëruar politik-bërësit në lidhje me kërcënimet dhe ti informojmë ata për shanset.
Ne do t’i sigurojmë politikëbërësit me informacion strategjik që i ndihmon ata të kuptojnë vendet, rajonet, çështjet dhe përfundimet potenciale të vendimeve të tyre. Ne gjithashtu do të sigurojmë vërejtje për politikë-bërësit mbi impaktin e vendimeve të tyre.
- Mbështetje efektive të aksioneve të sigurisë kombëtare. IC do të japë informacion veprues për të mbështetur diplomacinë, njësitë ushtarake, organizatat e agjencive ndërkombëtare në terren, si dhe organizatat e zbatimit të ligjit në vend në të gjitha nivelet. Nganjëherë ne do të drejtohemi nga presidenti për të ndërmarrë aktivitete sekrete të cilat ne do ti zbatojmë me besnikëri brenda kufijve të ligjit të SHBA-ve.
- Shpërndarje të ekuilibruar dhe përmirësim të kapaciteteve që kontrollojnë di-versitetin e kompetencave unike të komunitetit dhe që zhvillohen për të mbështetur misionet e reja dhe konceptet e operimit. Ne duhet të integrojmë kapacitetet e komunitetit për të korrur energjitë e përbashkëta dhe efiçencat, duke rivlerësuar dhe përshtatur vazhdimisht portofolin tonë në mënyrë të tillë që ne mund të përgatitemi për sfidat e nesërme, ndërsa përmbushim misionet e sotme.
- Operimin si një ekip i vetëm i integruar, duke punësuar skuadra bashkëpunuese që mbulojnë gjithë rrezen e kapaciteteve të IC për të arritur kërkesat e përdoruesve tanë, që nga presidenti për të dislokuar njësi ushtarake.
Objektivat e Misionit
1: Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm; 2: Kundërshtimi i përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (WMD); 3: Sigurimi i informacionit strategjik dhe paralajmërimi; 4: Integrimi i kundër/inteligjencës; 5: Rritja e sigurisë kompjuterike; 6: Mbështetja e objektivave të ndërmarrjes së operacioneve aktuale.
Objektivat e ndërmarrjes
1: Rritja e menaxhimit të misionit të komunitetit; 2: Forcimi i partnershipeve; 3: Proceset e punës së riorganizuar; 4: Përmirësimi i informacionit të integrimit dhe ndarjes; 5: Avancimi i S&T/R&D; 6: Zhvillimi i fuqisë punëtore; 7: Përmirësimi i arritjeve
1: Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm
Kuptimi, monitorimi dhe shkatërrimi i grupeve ekstremiste të dhunshme të cilat komplotojnë aktivisht për të shkaktuar shkatërrime apo dëme të rënda ndaj Shteteve të Bashkuara, popullit të saj, interesave dhe aleatëve të saj.
Grupet ekstremiste të dhunshme - në radhë të parë Al Kaeda dhe degët e saj rajonale, mbështetësit dhe celulat terroriste lokale që kjo frymëzon – do të vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të madh ndaj personave dhe interesave të SHBA-ve si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij.
Komuniteti i inteligjencës (IC) mbështet të gjitha përpjekjet e qeverisë së SHBA-ve për të mbrojtur atdheun, shpartallimin e terrorizmit dhe kapaciteteve të tij, të kundërshtojë përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe të parandalojë terroristët nga shtënia në dorë apo përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë.
Misioni i IC është të identifikojë dhe të vlerësojë grupet ekstremiste të dhunshme; të paralajmërojë sulmet e pashmangshme; si dhe të zhvillojë informacione të sakta për t´iu prerë këtyre grupeve mbështetjen financiare dhe të shkatërrojë, të çmontojë apo shkatërrojë operacionet e tyre.
Ne do të ndërtojmë progres të madh të IC që pas 11 shtatorit 2001. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësojmë kapacitetet tona për të rritur cilësinë e mbështetjes sonë dhe ndjeshmërinë e nevojave të klientëve.
- Sigurimin e paralajmërimit. Sigurimin e paralajmërimit në kohë dhe veprues të sulmeve terroriste.
- Shkatërrimin e planeve. Penetrimin dhe mbështetjen e shkatërrimit të organizatave terroriste dhe lidhjes ndërmjet terrorizmit dhe aktivitetit kriminal.
- Parandalimin e terrorizmit të armëve të shkatërrimit në masë (WMD). Mbështetje ndaj përpjekjeve të SHBA-ve për të parandaluar shtënien në dorë dhe përdorimin nga terroristët të armëve të shkatërrimit në masë.
- Kundër-radikalizmin. Identifikimin e përpjekjeve të radikalizmit të terrorizmit dhe sigurimin e oportuniteteve për të kundërshtuar ekstremizmin e dhunshëm.
2: Kundërshtimi i përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (WMD)
Kundërshtim të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe mjeteve të tyre të shpërndarjes nga aktorë shtetërorë dhe jo shtetërorë.
Komuniteti i inteligjencës (IC) duhet të mbështesë pesë objektivat e politikës së përhershme për t´iu kundërvënë përhapjes së WMD dhe mjeteve të tyre të shpërndarjes: kthimin e mendjes, parandalimin, shkatërrimin dhe menaxhimin e pasojave.
IC do të punojë me partnerët brenda dhe jashtë qeverisë së SHBA-ve për të përmirësuar kapacitetet e nevojshme për të mbështetur aksionet e gjithë pesë objektivave të WMD:
Objektivat e misionit
IC duhet të vazhdojë rritjen e kapaciteteve të saj në fushat e mëposhtme:
Rritjen e punës për kthimin të mendjes. Identifikimin i oportuniteteve dhe levave që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të përdorin për të shkurajuar interesin ndaj armëve të shkatërrimit në masë.
Mbështetjen e parandalimit. Rritjen e mbështetjes për politikë-bërësit në parandalimin e WMD duke rritur kapacitetet që kontribuojnë në përpjekjet e qeverisë së SHBA-ve për të parandaluar rrjedhjen e materialëve që kanë të bëjnë me materialet, teknologjitë, fondet dhe ekspertizën e WMD.
Mundësimin e shkatërrimit. Identifikimin e oportuniteteve dhe levave që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të përdorin për ti dhënë fund apo shkatërruar WMD apo kapacitetet që përbëjnë shqetësime serioze.
Rritjen e parandalimit. Përmirësimin e kapaciteteve për të kuptuar planet e kundërshtarëve të WMD, synimet dhe doktrinat dhe mohimin e impaktit të kapaciteteve të tyre.
Pasojat e menaxhimit. Përforcimi përpjekjeve të qeverisë së SHBA-ve për të zbutur apo menaxhuar pasojat e përdorimit të WMD duke mbështetur karakterizimin e kapaciteteve to WMD të kundërshtarit dhe zhvillimin e kundërmasave kundër përdorimit të WMD, si dhe duke përmirësuar aftësinë për të mbështetur në kohë të atribuimit të përdorimit të WMD kundër Shteteve të Bashkuara, aleatëve të saj, apo miqve të saj.
3: Sigurimi i informacionit strategjik dhe paralajmërimit
Paralajmërim të trendëve dhe ngjarjeve strategjike në mënyrë të tillë që politikë-bërësit, zyrtarët ushtarakë dhe autoritetet civile të mund sprapsin, parandalojnë apo t’u përgjigjen kërcënimeve në mënyrë efektive dhe të marrin avantazhin e oportuniteteve.
Çështjet dhe trendët që do të përvijojnë de-stabilitetin e sigurisë së ardhshme të situatave ekonomike, dështimit të shtetit, baticat dhe zbaticat e demokratizimit, emergjencat e fuqive rajonale, ndryshimit të demografisë dhe forcave sociale, ndryshimit të klimës, aksesit në hapësirë, sëmundjeve pandemike dhe përhapjes së teknologjive shkatërrimtare, janë vetëm disa nga testet e pakta që aftësia e komunitetit të inteligjencës të sigurojë paralajmëriminin strategjik dhe të shmangë surprizat. Shumica e kuadrove analitikë të IC fokusohen në vlerësimin e ngjarjeve aktuale të rëndësishme dhe atyre që pritet të ndodhin së afërmi.
IC duhet të përmirësojë aftësinë e saj për të paraprirë dhe identifikuar sfidat që lindin dhe oportunitetet.
Për të përmbushur këto objektiva, komuniteti duhet të integrojë më mirë analizat dhe trendin afatgjatë, paralajmërimin strategjik, si dhe identifikimin e oportunitetit. Kjo do të bëjë të mundur formulimin e objektivat të shumëfishta, duke përfshirë planifikimin e politikës afatgjatë, zhvillimin e strategjisë, si dhe të politikës.
Ne duhet identifikojmë boshllëqet e njohurive tona në lidhje me prioritetet më të larta të kombit dhe të nxjerrim konkluzione të thella.
Ne duhet vazhdimisht të rishikojmë dhe përshtasim burimet analitike të komunitetit, kapacitet e tij, mjeshtërinë e tregtisë dhe performancën për të siguruar mbulimin siç duhet të prioriteteve analitike strategjike. Përdorimi gjerësisht i teknikave të tilla si ajo e skuadrave të kuqe mund të ndihmojë për të siguruar cilësi dhe integritet tek produktet analitike, si dhe të prodhojë fuqishëm analiza të freskëta në sfidat tona më të rrepta.
Në veçanti IC duhet:
Të zgjerojë ekspertizën. Të sigurojë fushë, thellësi dhe cilësi më të madhe të analizës së informacionit – veçanërisht në burimet ekonomike, të energjisë dhe natyrale, si dhe të teknologjive jo ushtarake.
Të zgjerojë mirëkuptimin. Të ndërtojë dhe krijojë mirëkuptim të thellë të faktorëve kulturorë, politikë, fetarë, ekonomikë, etnik dhe fisnor në teatrot operacionalë.
Të rrisë shtrirjen. Të zhvillojë shtrirje strategjike në qendrat e jashtme kyç të njohurisë dhe ekspertizës.
Të përmirësojë bashkëpunimin. Të zhvillojë dhe zbatojë teknika dhe kapacitete të reja për të rritur bashkëpunimin dhe për të nxitur një kulturë të gjerë të komunitetit me analizë të shëndoshë strategjike.
Të rrisë aftësinë e gjuhës. Të rrisë sasinë dhe rrjedhshmërinë e kapacitetit të gjuhës sonë të huaj.
4: Integrimi i kundër/inteligjencës
Të sigurojë një kapacitet të kundër/inteligjencës (ose/dhe kundërzbulim) që është e integruar me gjithë aspektet e procesit të informacionit për të informuar politikën dhe operacionet.
Entitetet e huaja, duke përfshirë aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë, grupet ekstremiste të dhunshme, prezantuesit e kompjuterit dhe organizatat kriminale po minojnë gjithnjë e më shumë interesat e SHBA-ve në morinë e rrugëve të rritjes. Globalizimi i tregut dhe hapja e rrjetit të informacionit modern kanë mundësuar qëllimet e armiqve tanë. Në nivelin strategjik, këta aktorë po përpiqen të manipulojnë politikën dhe përpjekjet diplomatike të SHBA-ve, për të shkatërruar apo dobësuar efektivitetin e planeve tona ushtarake dhe sistemeve të armëve, si dhe të gërryejnë avantazhet tona ekonomike dhe teknologjike. Në nivelin taktit, ato synojnë në penetrimin e infrastrukturës tonë kritike, sistemeve të informacionit, si dhe të industrive udhëheqëse.
Komuniteti ynë i kundër/inteligjencës (CI) duhet të drejtojë një përpjekje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese nëpërmjet qeverisë së SHBA-ve, duke zbatuar si masat ofensive ashtu dhe ato defensive për të identifikuar, mashtruar, shfrytëzuar, shkatërruar dhe mbrojtur ndaj këtyre kërcënimeve.
Komuniteti CI duhet ti shërbejë si politikëbërësit ashtu dhe operatorit. Detyrat përfshijnë: penetrimin dhe shfrytëzimin e kundërshtarëve, zbutjen e kërcënimit të brendshëm, sigurimin e kapaciteteve ndaj paralajmërimit strategjik, vlefshmërinë e burimeve të inteligjencës, kontributin në mbrojtjen kompjuterike, si dhe vlerësimin e rrezikut të njohur.
Komuniteti ynë CI duhet të ndërtohet mbi bazën e përpjekjeve aktuale dhe të fokusohet në katër fusha:
Të diktojë kërcënimet e brendshme. Diktimi i të brendshmëve që kërkojnë të shfrytëzojnë aksesin e tyre të autorizuar për të dëmtuar interesat e SHBA-ve.
Penetrimin në shërbimet e huaja. Penetrimin në shërbimet inteligjente armiqësore të huaja për të determinuar mbi synimet, kapacitet dhe aktivitete e tyre.
Integrimin e CI me kompjuterin: Puna e CI nëpërmjet fushës së kompjuterit për të mbrojtur infrastrukturën kritike.
Sigurimin e zinxhirit të furnizimit. Sigurimin e zinxhirit të furnizimit të komunitetit të sigurisë kombëtare nga shfrytëzimi i inteligjencave të huaja.
5: Rritja e sigurisë kompjuterike
Kuptimi, zbulimi dhe kundërshtimi i kërcënimeve kompjuterike të kundërshtarit për të aftësuar mbrojtjen e infrastrukturës së informacionit kombëtar.
Arkitektura e infrastrukturës digjitale të vendit, e bazuar gjerësisht tek interneti, nuk është as e sigurt as dhe elastike. Shtete të ndryshme dhe entitete jo qeveritare po komprometojnë, vjedhin, ndryshuar apo shkatërruar informacion, dhe kanë potencial për të minuar sigurinë kombëtare në sistemet informatike mbi të cilat ekonomia jonë dhe siguria kombëtare qëndrojnë.
Komuniteti i inteligjencës luan një rol integral në rritjen e sigurisë kompjuterike si në rritjen e aftësisë sonë për të zbuluar dhe atribuuar kundërshtarit aktivitetin kompjuterik si dhe duke shtrirë njohuritë tona të kapaciteteve, synimeve dhe dobësitë e kompjuterit të kundërshtarëve tanë.
IC ka bërë progres në zbatimin e iniciativave dhe zhvillimin e kapaciteteve të aftësimit të nevojshme për të arritur udhëzimet e sigurisë kompjuterike kombëtare. Ne duhet me shpejtësi tu bashkëngjiteni këtyre përpjekjeve si më poshtë:
Partneritete me influencë. Integrimin e ekspertizës kompjuterike nëpërmjet IC, si dhe me shërbimet inteligjente, industritë dhe komunitetin akademik aleate.
Të mbrojë infrastrukturën e SHBA-ve. Të identifikojë, të prioritizojë dhe të mbyllë boshllëqet në kapacitetin tonë të mbledhjes dhe bazën e njohurive analitike mbi kërcënimet ndaj sigurisë tonë kompjuterike.
Të luftojë kërcënimet kompjuterike ndaj objektivave jo tradicionale. Të fokusojë më shumë burime në identifikimin dhe neutralizimin e kërcënimeve kompjuterike ndaj klientëve të inteligjencës jo tradicionale.
Të menaxhojë misionin kompjuterik. Të forcojë proceset e mbarë komunitetit për menaxhimin e misionit, posaçërisht proceset për aftësimin e planifikimit të bashkëpunimit dhe sigurimin e një kapaciteti të shkallëzuar, themelor për të drejtuar operacionet kompjuterike.
6: Mbështetje të operacioneve aktuale
Mbështetje të operacioneve aktuale diplomatike, ushtarake dhe zbatimit të ligjit, veçanërisht kundër/kryengritjes; sigurisë, stabilitetit, tranzicionit dhe rindërtimit; luftës ndaj narkotikëve ndërkombëtarë; dhe sigurimin e kufijve.
Inteligjenca do të vazhdojë të jetë një faktor kritik në një shkallë të misioneve në vazhdim: shpartallimin e talebanëve në Afganistan, në stabilizimin e Irakut, vënien nën kontroll të kartelave të drogës, në sigurimin e lëvizjes së lirë në bazë të ligjit të njerëzve dhe mallrave si për të hyrë ashtu dhe për të dalë nga vendi ynë, si dhe angazhimin me kontigjencat e reja ndërkohë që ato lindin. Këto operacione kanë shtrirë mjaft misionet e komunitetit të inteligjencës (IC) dhe kanë vendosur kërkesa të mëdha mbi burimet e tij dhe përpjekjet analitike.
IC ka bërë progres të madh në sjelljen e inteligjencës së përfshirë që të funksionojë në rrethana të rrezikshme dhe komplekse të shumëfishta. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë të zhvillojmë arritjet e reja; të eliminojmë apo të reduktojmë barrierat drejt kompetencës dhe vlerave; si dhe të ruajmë superioritetin teknik, analitik, linguistik dhe operacional për të mbështetur një rreze të gjerë të operacioneve ushtarake, civile dhe zbatimit të ligjit. Ne duhet gjithashtu të vazhdojmë të përmirësojmë aftësinë tonë për të bashkëpunuar midis inteligjencës dhe zbatimit të ligjit për të zbuluar dhe përgjigjur kërcënimeve ndaj vendit tonë. Tre fusha meritojnë të fokusohen:
Monitorim të objektivave me ndjeshmëri kohe. Ruajtje të disiplinës së shumëfishtë, mbledhje të informacionit të cilësisë së lartë, si dhe analizë të objektivave me ndjeshmëri kohe.
Të çojë përpara mbledhjen dhe paraqitjen analitike. Të ngulisë analistët e komunitetit të inteligjencës në operacionet e ndërmarra si pjesë dhe degë e një arritjeje të integruar të ndërmarrjes.
Ndarje të informacionit. Rritje të aftësisë për të ndarë informacionin me qeveritë e huaja; agjencitë civile federale; si dhe shtetet partnere, partnerët lokalë, fisnorë dhe të sektorit privat.
Objektivat e ndërmarrjes
1: Rritje të menaxhimit të misionit të komunitetit
Të përshtasë një arritje të misionit si konstrukti i pritshëm për organizimin dhe furnizimin e bazës së informacionit në sfidat me prioritet të lartë.
IC është në më të mirën e saj kur integron përpjekjet e saj përgjatë ndërmarrjes për të arritur nevojat e misionit specifik.
Menaxhimi i misionit siguron një mekanizëm për të fokusuar përpjekjet e komunitetit të inteligjencës kundër misioneve me prioritet të lartë; ky nuk drejton agjencitë si të zbatojnë funksionet e tyre.
Lidershipit i menaxhimit të misionit sjell integrim më të madh të analizës dhe mbledhjes, kështu që boshllëqet e prioritetit të inteligjencës janë identifikuar, zgjidhjet e integruara janë zhvilluar dhe ekzekutuar, dhe analizat shtesë janë siguruar për analistët, politikë-bërësit dhe operatorët.
Ne duhet të kapim praktikat më të mira të menaxhimit të misionit nga vitet e fundit, të gjejmë rrugët për të nxitur zhvillimin e tyre, ti integrojmë ato në gjithë komunitetin, si dhe të inkurajojmë lidershipit e komunitetit në të gjitha nivelet të marrë iniciativën dhe të zbatojë këto praktika. Menaxhimi i misionit duhet të jetë norma, jo përjashtimi, për të arritur sfidat tona më të rëndësishme.
Parimet e misionit të komunitetit të inteligjencës janë:
Të krijojë unitet të përpjekjes. Të punojë së bashku, nën drejtimin e përbashkët, si një ekip i integruar, i qartë dhe me një disiplinë shumë inteligjente për të siguruar se gjithë rrezja e kapaciteteve të IC është rreshtuar kundër sfidave. Menaxhimi i misionit të komunitetit të inteligjencës udhëheq drejt strategjive të unifikuara që identifikojnë aksionet e kërkuara, burimet dhe politikat e nevojshme për të përmbushur misionin. Elementët e IC janë partnerët bashkëpunues që ndajnë informacion, kapacitete dhe burime për të arritur suksesin e misionit.
Të sigurojë përgjegjshmëri. Të caktojë person, ekip, qendër apo agjenci ekzekutive që të veprojë në emër të DNI-ve për të menaxhuar një mision të nivelit kombëtar për komunitetin e inteligjencës.
Mbështetje të përshtatur. Të lejojë menaxhimin e misionit të marrë shumë forma. Ne kërkojmë një arritje fleksibël që lejon mbështetjen e përshtatur ku jo një zgjidhje e vetme rregullon gjithçka. Disa forma të menaxhimit të misionit kërkojnë krijimin e qendrës madhore me një staf të madh, të ngjashëm me Qendrën Kombëtare të Kundër/terrorizmit; të tjerat mund të jenë më pak formale, rregullime të vogla të ngjashme me Grupin Strategjik të Ndalimit.
Të nxisë shkathtësinë. Të krijojë një arritje të misionit në të gjitha fushat që ne duam dhe të inkurajojë iniciativat në të gjitha nivelet në përgjigje të nevojave të misionit. Konstrukti ynë duhet të lejojë IC që ti përgjigjet sfidave komplekse të rëndësisë së madhe kombëtare, duke përfshirë ato që lindin papritur dhe që kërkojnë përpjekje të jashtëzakonshme nga gjithë komuniteti i inteligjencës. Qendrat e misionit duhet të lëvizin shpejt për të identifikuar dhe arritur nevojat e inteligjencës, të qëndrojnë në kontakt me një rreze të gjerë të politikës dhe organizatave operacionale, si dhe të sigurojë, mbështetje inteligjente të rëndësishme dhe në kohë.
Të thellojë marrëdhëniet. Të nxisë lidhje intensive dhe interaktive me përdoruesit, si me politikë-bërësit ashtu dhe me operatorët në terren. Qendrat e misionit duhet të kenë marrëdhënie direkt me përdoruesit, ndërsa të mbajë komponentët e komunitetit të inteligjencës dhe zyrën e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) të informuar në lidhje me zhvillimet dhe kërkesat.
Të nxisë misionin e menaxhimit. Krijimi i ekipeve të misionit për sfidat komplekse shpesh kërkon ndryshime të mëdha në caktimin, dhënien e detyrës, produktin analitik si dhe organizimin e ndarjes së informacionit. IC duhet të punojë së bashku për të inkurajuar drejtuesit e gjithë niveleve të përshtatin një frymë të menaxhimit të misionit, të sigurohet që ekipet e misionit kanë mbështetje institucionale dhe burimet e duhura, dhe vazhdimisht të rishikojë impaktin e krijimit të ekipeve apo qendrave të tilla si dhe arritjet duke vepruar në këtë mënyrë.
2: Përforcimi i partnershipeve
Të forcojë ato ekzistuese dhe të krijojë partnershipe të reja me entitete e huaja dhe të brendshme, publike dhe private, për të përmirësuar akses ndaj burimeve të informacionit dhe inteligjencës, si dhe të sigurojë shpërndarje të përshtatshme të produkteve dhe shërbimeve të komunitetit të inteligjencës (IC).
IC duhet përdorë partnershipin për të fituar akses, ekspertizë dhe perspektivën e kërkuar për të pasur sukses në misionet tona. Partnershipet janë veçanërisht të rëndësishme për çështjet ndërkombëtare që përshkojnë linjat organizative tradicionale. Në disa raste, kjo do të thotë thellim të marrëdhënieve lidhëse tradicionale ekzistuese; në të tjerat, forcim të marrëdhënie jo tradicionale.
Fryma jonë duhet të lidhet me politikën e gjerë kombëtare dhe të harmonizohet përgjatë IC nëpërmjet politikës që përcakton rolet, përgjegjësitë dhe autoritetet.
Partnershipet variojnë në qëllim, thellësi dhe kohëzgjatje për të pasqyruar tipin e kërkesës, përfitimet e pritshme, si dhe rreziqet që paraprijnë. Karakteristikat e partnershipeve mundet gjithashtu të variojnë përgjatë zonës së misionit, kohës dhe intensitetit. Për të adresuar këto kërkesa të shumëfishta dhe nganjëherë konfliktuale, ne do të identifikojmë dhe do të japim prioritet cilat partnershipe të formojmë, kur dhe në çfarë kushtesh; do koordinojmë ndërveprimin e IC për të avancuar qëllimet e përbashkëta dhe do të përdorim burimet në mënyrë optimale; do të vlerësojmë efektivitetin e partnershipit individualisht dhe kolektivisht dhe do ti përshtasim ato sipas rastit.
Për të nxitur partnershipet tona, ne duhet të përqendrohemi në fushat e mëposhtme:
Ndërtimin e familjaritetit. Thellimin e njohurive të partnerëve për IC dhe aftësitë dhe kapacitetet e saj, si dhe kuptimin nga partnerët për përfitimet që ata sigurojnë nga IC.
Shtrije të partnershipeve. Kodifikim të marrëdhënieve të reja me një sërë partnerësh si dhe ndërmjet vetë partnerëve, për të drejtuar ndarjen e bashkëpunimit dhe informacionit.
Krijimin e partnershipeve të reja. Ndërtimin e besimit reciprok dhe një mirëkuptim të ndarë të nevojave, kapaciteteve dhe misioneve me partnerët, veçanërisht ata me të cilët IC tradicionalisht nuk ka pasur marrëdhënie.
3: Proceset e punës moderne
Të organizojë operacionet e punës dhe të kryejë shërbimet e punës së përbashkët të IC për të shpërndarë kapacitetet e mbështetjes së misionit të përmirësuar dhe përdorimit të dollarëve të taksapaguesve në mënyrë më efektive.
Komuniteti i Inteligjencës (IC) përball disa sfida kritike që kanë të bëjnë me punën dhe rrethanat e sistemeve të sigurisë së tij: sisteme dhe infrastrukturë të shkurtuar dhe jo ndëroperuese; paaftësinë për të arritur auditime financiare të pastra si rezultat i integritetit dhe cilësisë së të dhënave jo të mira; dhe të punëve kontradiktore, joefiçente, të përkufizuara keq dhe proceseve të qartësimit të sigurisë me përfundime të paqarta. Ne kemi më shumë nevojë për akses kohor për informacion kritik, si dhe mbledhje më të lehtë të informacionit specifik në nivel ndërmarrjeje.
Për të adresuar këto sfida, për të eliminuar shkurtimet që harxhojnë kohë, si dhe të transformojmë punët e ndërmarrjes dhe operacionet e sigurisë, Komuniteti i Inteligjencës duhet:
Të modernizojë operacionet e punës. Të transformojë operacionet dhe praktikat duke përdorur arritje novatore, forumet bashkëpunuese, si dhe praktikat më të mira të njohura që informojnë drejtuesit më të lartë të IC të statusit, aseteve dhe çështjeve kritike.
Të aprovojë standarde dhe procese. TG-ë zhvillojë dhe zbatojë standarde dhe procese të punës së ndërmarrjes, të modernizojë operacionet dhe shërbimet, si dhe ti përmirësojë ato nëpërmjet performancave dhe objektivave të vendosura.
Të zbatojë një mjedis të ndarë të punës/misionit. Zbatimin e një mjedisi të ndarë me operacionet dhe shërbimet e punës së përmirësuar që rrisin kapacitetet e misionit dhe që thjeshtojnë aksesin e drejtuesve të IC në informacionin e punës dhe që optimizon përdorimin e parave të taksapaguesve.
Të integrojë praktikat e sigurisë. Të sigurojë se praktikat e sigurisë janë bashkëkohore dhe më pas të integruara në proceset e punës së transformuar për të mbrojtur inteligjencën kombëtare si dhe burimet dhe metodat e inteligjencës.
Të demonstrojë menaxhim të shëndoshe financiar. Të arrijë transparencë menaxhimi financiar, përgjegjshmëri dhe audibilitet, në përputhje me ligjet në fuqi dhe udhëzimet e zyrës së menaxhimit dhe buxhetit (OMB).
Të promovojë konsultim të fortë dhe mbikëqyrje. Të mbështesë konsultim efektiv me dhe mbikëqyrjen nga, inspektori i përgjithshëm, këshilltarët e përgjithshëm dhe zyrtarët e agjencisë përgjegjës për mbrojtjen e lirive civile dhe privacisë, në lidhje me proceset, operacionet dhe shërbimet.
4: Përmirësimi i informacionit, integrimit dhe ndarjes
Të përmirësojë rrënjësisht aplikimin e teknologjisë së informacionit – të përfshijë menaxhimin e informacionit, praktikat e integrimit dhe ndarjes, sistemet dhe arkitekturat (që të dyja këto nëpërmjet IC dhe me një rrjet të shtrirë të përdoruesve dhe partnerëve) – të marrë përgjegjësinë për të siguruar informacion dhe inteligjencë, ndërsa në të njëjtën kohë duke u ruajtur ndaj rrezikut të kompromisit.
Komuniteti i inteligjencës (IC) përball një rritje shpërthyese në lloj dhe volum të të dhënave, se bashku me një rritje eksponenciale në shpejtësi dhe fuqi të kapaciteteve të përpunimit. Kërcënimet ndaj rrjeteve tona dhe integritetit të informacionit tonë janë shtuar. Partnerët dhe përdoruesit tanë gjithnjë e më shumë presin nga ne të zbulojmë, të pranojmë, të analizojmë dhe shpërndajmë informacion inteligjent në kuadër kohe të ngjeshur. Ne kemi përgjegjësinë të ndajmë informacion, ndërsa ruajmë burimet dhe metodat dhe respektojmë privacinë dhe të drejtat e qytetarëve të SHBAve.
Politikat e informacionit, përpunimi dhe sistemet duhet të përballen me këto rrethana, ndërsa sigurojnë një mjedis të besueshëm dhe mbështetës për të mbështetur operacionet, edhe kur këto janë nën sulm. Iniciativat dhe programet ndaj sistemeve dhe ndarjes së informacionit duhet të përshpejtohen dhe të sinkronizojnë shpërndarjen e kapaciteteve të ndërmarrjes së informacionit. Përveç kësaj, ne duhet të ecim me hapin e ndryshimeve në teknologji dhe nevojat e misionit.
Komuniteti duhet të fokusohet në fushat e mëposhtme:
Të sigurojë mjedisin. Të zhvillojë mjedis informacioni të sigurt, të klasës botërore dhe të mbarë komunitetit të bazuar në një infrastrukturë të përbashkët, efektive, të besueshme dhe të sigurt të aftë për të siguruar informacion kudo ku elementët e IC apo klientët e tyre janë pozicionuar.
Të racionalizojë zgjidhjet. Të aftësojë implementimin e shpejtë të zgjidhjeve të thjeshta, logjike, efektive, të tërthorta (materiale dhe jo materiale), duke njohur nevojën për të përfunduar dhe eliminuar sistemet e trashëguara.
Të realizojë kalimin e informacionit. Të integrojë zbulim dhe akses të sigurt dhe të autorizuar të informacionit për fuqinë punëtore të IC, ndërsa siguron shpërndarje në kohë dhe të modifikuar të informacionit në nivelet e klasifikimit të caktuar.
Të përmirësojë mbledhjen dhe analizën e informacionit. IC duhet të ngushtojë boshllëkun midis kapacitetit tonë për të „kuptuar të dhënat“ dhe kapaciteteve tona për „ti dhënë kuptim të dhënave“ në trajtimin e një volumi dhe shumëllojshmërie eksponencialisht në rritje të të dhënave dhe informacionit.
Të ruajë gatishmërinë e sigurisë së kompjuterit. Të përmirësojmë gatishmërinë e sigurisë së kompjuterit dhe trajnimit në gjithë ndërmarrjen e IC, duke përfshirë partnerët dhe klientët e IC.
5: Avancimi I S6T/R6D
Të zbulojë, zhvillojë dhe aplikojë përparimet e Shkencën & Teknologjinë/Kërkimin dhe Zhvillimin në një shkallë, fushë dhe hap të mjaftueshëm për IC që ky të ruajë, dhe në disa raste të fitojë, avantazhet ndaj kundërshtarëve aktualë dhe atyre që lindin. Hapi shpërthyes në zhvillimin e teknologjisë ofron mundësi për të përmirësuar produktivitetin, efektivitetin dhe shkathtësinë e IC, edhe pse disponibiliteti në rritje i tij mund të ndihmojë kundërshtarët tanë. Historia ka provuar se ecja në tehun drejtues të teknologjisë është kritike për aftësinë e IC për të shpërndarë inteligjencë më të mirë.
Fokusi i ndërmarrjes të Shkencës dhe Teknologjisë (S6T) i IC qëndron në disa faktorë. Përshtatja, aprovimi dhe zhvillimi i teknologjisë do të udhëzohet nga një kombinim i “shty teknologjinë,” “tërhiq kapacitete,” dhe “tërhiq misionin”.
Rrezja e misioneve që ne përballim kërkon arritje të rinovuar në shumë fusha, që nga sistemet madhore të mbledhjes afatgjata deri tek teknikat e avancuara analitike, si dhe sensorët klandestinë për të siguruar rrjete dhe sisteme komunikime të sigurta dhe të besueshme. Programi ynë Kërkim dhe Zhvillim (R6D) duhet të balancojë iniciativat më të mëdha, afatgjata dhe shpesh të rrezikut të lartë që premtojnë të përmirësuara dramatikisht apo kapacitete tërësisht të papritura me përmirësime më të vogla, më fitimprurëse në kapacitet që mund të sillen në përdorim shpejt, pastaj të përshtaten dhe përmirësohen ndërsa janë duke u përdorur.
Ne duhet që në mënyrë koherente të menaxhojmë përpjekjet e S6T/R6D në gjithë komunitetin e inteligjencës për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjisë, të rrisim bashkëpunimin, të zhvillojmë zgjidhje të reja dhe të papritura, si dhe të mbrojmë projektet „rrezik i lartë/shlyerje e madhe“ si ato në Aktivitetin e Avancuar të Projekteve të Kërkimit. Fusha të tjera specifike të fokusit përfshijnë:
Të bëjmë kalimin e teknologjive të reja. Të përmirësojmë kalimin e zgjidhjeve të S6R tek përdoruesit operacionalë dhe në njohjen e sistemeve madhore, si të përshtatshme.
Të shtrijmë partnershipet. Të angazhojmë komunitetin akademik, industrinë, qeveritë e SHBA-ve dhe vendeve partnere, klientët e misionit dhe qendrat jo qeveritare të ekselencës dhe rinovimit teknike.
Të bëjmë skanimin e trendëve. Të vlerësojmë trendët e teknologjisë globale për të gjetur zbulimet e bëra potenciale dhe teknologjinë e reja për integrim në kapacitetet e IC:
6: Zhvillimi i fuqisë punëtore
Të tërheqim, zhvillojmë dhe të ruajmë një fuqi punëtore të ndryshme, të fokusuar tek rezultate dhe me ekzekutim të lartë, të aftë të sigurojë ekspertizën teknike dhe lidershipit e lartë të domosdoshëm për të adresuar sfidat e sigurisë tonë kombëtare.
Njerëzit janë në qendrën të ndërtimit të një ndërmarrjeje inteligjente të shkathët dhe fleksibël dhe të promovojë një kulturë bashkëpunimi. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një fuqi punëtore të ndryshme me kuptim teknik, linguistik dhe kultural si dhe ekspertizë që mund të punojë përgjatë kufijve organizativë dhe të arrijë kërkesat me rreze të gjatë të objektivave të misionit tonë. Për të arritur këto objektiva komuniteti duhet:
Të ndërtojë një fuqi punëtore të ndryshme dhe të balancuar. Të punësojë, zhvillojë dhe mbajë një fuqi punëtore që pasqyron diversitet në kontestin më të gjerë të tij – kulturë, etnicitet, trashëgimi, racë, gjini, gjuhë dhe eksperienca – të balancuar siç duhet në komponentët e tij ushtarakë, civilë dhe kontraktuale.
Të rrisë zhvillim profesional. Të zhvillojë, shpërblejë dhe të ruajë ekspertizën teknike dhe lidershipin profesional, të përfshira në S6T.
Të kultivojë ekspertizën relevante. Të edukojë dhe trajnojë fuqinë punëtore për tu rreshtuar me sigurinë kombëtare dhe prioritet e inteligjencës.
Të mbështesë një filozofi kapitalist. Të inkurajojë iniciativat, rinovimin, bashkëpunimin, imagjinatën dhe elasticitetin.
Të angazhojë ekipe të integruara dhe të shkathtë. Të integrojë dhe angazhojë ekipe me funksionim të tërthortë dhe organizim të tërthortë të personelit për të arritur objektivat e misionit.
Të ndërtojë një kulturë të lidershipit ekselent. Të krijojë dhe ruajë një kulturë të lidershipit personal, profesional, teknik dhe menaxherial në gjithë nivelet organizative.
...