E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kërkoi sot nga Ministria e Arsimit t’u japë diplomat studentëve të Vlorës

Kryetarja e Komisionit të Edukimit në  PS-së, Ledi Shamku, në një konferencë për shtyp, tha se, "i kërkojmë sot MASH-it, t’u japë studentëve atë çka u takon me ligj, diplomat e sistemit 4-vjeçar, pasi nuk mund të aplikojë mbi ta ligje me fuqi prapavepruese për të mbuluar dështimin e saj me Kartën e Bolonjës”. Dje MASH i ka dërguar një shkresë zyrtare Rektorit të Universitetit ”Ismail Qemali” të Vlorës në lidhje me formën e diplomave të studimeve 4-vjeçare. Në këtë shkresë thuhet se, “Universiteti ”Ismail Qemali” i Vlorës duhet të pajisë sa më shpejt studentët me diploma në përputhje me përcaktimet e ligjit të Arsimit të Lartë”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›