Vasili - Borchard: Bashkëpunim i mëtejshëm me Gjermaninë për shëndetësinë
Bashkëpunimi dypalësh me Gjermaninë, një partnere e fuqishme e shëndetësisë shqiptare, do të do të forcohet dhe më tej në të ardhmen, duke veçuar fillimin e projektit për binjakëzimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë me klinikën Grosshadern të Mynihut. Ky fakt u theksua në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili me ambasadorin e RF të Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt, bëri të ditur sot zyra e Shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas saj, ministri Vasili vlerësoi mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm me Gjermaninë, ku veçoi ndihmën e bankës KfË në mjaft projekte të rëndësishme, që prej vitit 1997. Ambasadori Borchardt informoi ministrin e Shëndetësisë mbi projektin “Mbrojtja e Shëndetit nga ndryshimet Klimatike”, financuar nga qeveria gjermane në shifrën 1 milion euro, duke vënë theksin tek interesi i kompanive private gjermane për të investuar në fushën e prodhimit të medikamenteve mjekësore në Shqipëri, si dhe në mjaft fusha të tjera të shëndetësisë.
...