Drejt përfundimit procesi i fazës së dytë të regjistrimit në Universitetin “A. Xhuvani” në Elbasan

Në universitetin "A. Xhuvani" në Elbasan është drejt përfundimit faza e dytë e rregjistrimeve, në të cilën përfitojnë kandidatët që nuk ishin renditur fitues në listat e para në 4 fakultetet dhe 22 degët tij. Shefi i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në universitet, Bujar Muharremi tha se " në fazën e dytë ka rënë ritmi i rregjistrimeve të kandidatëve në Universitet, ku nga 2270 kuota të mbetura, janë rreth 287 kuota të parealizuara, pasi nga 2270 pranime, janë rregjistruar në universitet 1983 kandidatë". Sipas Muharremit, "të gjithë kandidatët për studentë që nuk kanë mundur të fitojnë fazën e dytë të rregjistrimeve, do të kenë një mundësi nëpërmjet plotësimit të formularit A3. Ndërsa në datë 5 tetor në këtë universitet do të nisin rregjistrimet për të gjithë kandidatët për studentë jashtë trojeve, si nga Kosova e Maqedonia etj". Për këtë vit të ri akdemik më shumë kërkesa për regjistrime ka për degët e Ciklit të Ulët, ku nga 200 që është numuri i kuotave, janë rregjistruar 168, si dhe "Teknologji Informacioni", ku nga 60 kuota, janë rregjistruar 56. Pa u plotësuar mbeten degët Gjermanisht dhe Frengjisht. Edhe kuotat për këto dy degë do të plotësohen, pasi do të ketë edhe një fazë të tretë të regjistrimit, plotësimi i formularit A3", tha Muharremi. Këtë vit të ri akademik rektorati i Universitetit të Elbasanit kërkoi rritje të kuotave pasi ai i plotëson gjithë kushtet për të pritur 2270 studentë të rinj. Veç tyre, këtë vit të ri akademik janë përfshirë edhe dy programe të reja "Teknologji Informacioni", dhe "Edukim Fizik dhe Sporte". Universiteti i Elbasanit ka 4 fakultete " Shkenca Humane" " Shkencat e Natyrës" " Ekonomik" " Shkencat e edukimit" dhe 22 degë.
...