E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet per zbulimin e ekzekutimit te Arlind Pipes

Ekzekutimi i Arlind Fugës, i njohur me pseudonimin Pipja, ka rihapur dosjet e dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në Tiranë, në korrik dhe në shtator të vitit të kaluar.
Bëhet fjalë për ekzekutimin e juristit Sokol Doçi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Shyqyri Ishmi” në 29 korrik dhe vrasjen e Arjan Selimit me emrin e ndryshuar në Armand Andoni në 26 shtator pranë ish parkut të autobusëve.
Burimet policore thanë për abc neës se një ndër pistat e hetimit të policisë është ajo e larjes së hesapeve mes 2 bandave, të cilat kanë patur një përplasje të përgjakshme në vitet 1998-2002.
Sipas të njëjtit burim, përplasja mes dy bandave është rikthyer në Tiranë, kur është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur Gilmando Dani.
Ky i fundit mik i afërt i një personazhi të njohur për policinë, Emiljano Shullazi, është qëlluar në 25 qershor pranë banesës së këtij të fundit.
Fill pas kësaj ngjarjeje në 29 korrik regjistrohet vrasja e Doçit, e klasifikuar nga policia si hakmarrje për plagosjen e Danit.
Gjithsesi, policia nuk mundi të dokumentojë apo provojë dyshimet e saja për këtë pistë. Pas vrasjes së Danit, vjen ekzekutimi i Selimit në 26 shtator.
Policia sërish klasifikon në një informacion se Selimi ishte mik I Shullazit dhe Danit, dhe krimi mund të ishte si një hakmarrje për ekzekutimin e juristit Doçi. Për të ardhur në mbrëmjen e të martës, kur në rrugën Him Kolli pranë banesës u ekzekutua “Pipja”.
Ndonëse autorët kanë patur informacione të sakta për momentin që 34-vjeçari baba I dy fëmijëve doli nga lokali I basteve sportive, policia nuk ka mundur të gjejë lidhjen mes të shoqëruarve me autorët e ngjarjes.
Pipja, njihet si mik i Shullazit, i njohur si “Mili”. Madje në vitin 2006, Shullazi dhe Dani janë arrestuar në banesën me qira të babait të 34-vjeçarit. Ndërsa në një episode tjetër, Pipja, akuzohet se ka afruar pagesë për të ndjerrë Shullazin dhe Danin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›