Medvedev: Të gatshëm t'i heqim vizat me BE-në
Rusia është e gatshme të heqë procedurat e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian dhe tashmë i ka dërguar Brukselit një projektmarrëveshje për këtë çështje.
Këtë deklaratë e bëri sot Presidenti rus, Dmitri Medvedev gjatë konferencës përfundimtare për shtyp të samitit Rusi-BE që u zhvillua në Rostov mbi Don të Rusisë.
Moska dhe Brukseli kanë arritur edhe një marrëveshje për mbrojtjen e informacioneve sekrete, e cila u nënshkrua nga kreu i shërbimeve sekrete ruse (FSB), Sergei Smirnov dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton.