E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës mbjell 500 pemë në Liqenin Artificial

Vazhdon procesi i transformimit të parkut të Liqenit Artificial të kryeqytetit .Bashkia e Tiranës ka vazhduar mbjelljen e pemëve në kodrat e liqenit. 500 pemë do të mbillen në këtë tërritor duke ndihmuar kështu në shtimit e sipërfaqës së gjelbër dhe rritjen e ajrit të pastër për qytetarët e Tiranës . Sipas autoriteteve të pushtetit vendor , një ndër prioritetet e bashkisë është transformimi rrënjësor i këtij parku nga ana ekologjike dhe mjedisore .Bashkia e Tiranës njofton se projekti i rehabilitimit të këtij parku synon në përmirësimin e infrastrukturës së brendshme , si ndërtimin e rrugëve , ndërtimin e një korsie të veçante për vrapuesit dhe një tjetër për biçikletat .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›