Reformat në arsim, 1800 mësues të papunë vetëm në kryeqytet

Gjatë 2 viteve të fundit, Drejtoria Arsimore e Tiranës nuk ka punësuar asnjë arsimtar
Vetëm gjatë 2 viteve të fundit, numri i arsimtarëve të papunë është rritur me shifra tronditëse. Prej disa vitesh është bërë traditë dhe normale që, me qindra arsimtarë të papunë, të rinj dhe të vjetër, presin prapa dyerve të Drejtorisë Arsimore të Tiranës dhe pas asaj rajonale, me shpresë dhe durim çnjerëzor, daljen e ndonjë arsimtari të vjetër në pension. Burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore e kryeqytetit, bënë të ditur për gazetën SOT, se vetëm gjatë harkut kohor nga 2006 deri në fillim të 2009, listës së punëkërkuesve pranë kësaj drejtorie i janë shtuar rreth edhe 1800 vetë. Ndërkaq, numri i të punësuarve definitiv gjatë këtyre dy viteve, pothuajse është i papërfillshëm. Nga të papunët që presin prapa drejtorive arsimore, janë punësuar vetëm disa mësues në dispozicion, duke shërbyer në kryerje e ndonjë ore sa në një shkollë në një tjetër, kur mësuesi definitiv mungon. Me qindra të papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë për mësuesi, ankohen për situatën mizore në arsim dhe shprehen se janë diskriminuar nga instancat qeveritare. Jo vetëm të rinj të sapo diplomuar në gegë të ndryshme në universitetet e Tiranës apo të rretheve, por të moshave të mesme që kanë pasur përvojë të mëparshme në arsim, grumbullohen çdo javë pranë zyrave të Drejtorisë Arsimore dhe si gjithmonë kthehen shpresëprerë. Edhe ajo pjesë e arsimtarë që janë në dispozicion, ankohen për natyrën e vështirë të punës, pasi këto mësues, kur Drejtoria Arsimore ka nevojë për shërbimin e tyre, u duhet të bredhin në disa shkolla të Tiranës në ditë, në mënyrë që të plotësojnë orët e caktuara nga të mëdhenjtë. Shumë mësues në dispozicion, përveç diskriminimit që po ushtrohet mbi ta, shprehen se kanë kaluar edhe 8- vite në dispozicion dhe enden nuk kanë fituar emërimin definitiv. Burime nga Drejtoria Arsimore për kryeqytetin, pohon se numri më i madh i mësuesve të papunë janë të profilit shoqëror, sepse ky profil ka prodhuar dhe po prodhon më shumë të diplomuar, për vetë faktin e natyrës tërheqëse që ka. Ndërsa, për sa i përket gjinisë, të njëjtat burime u shprehën se pjesa më e madhe janë femra, gati 70 % të punëkërkuesve. Ato kanë përfunduar studimet në degët e Gjuhë Shqipe-Letërsi, Histori, Gjeografi, Cikël të Ulët, Edukatore, Shkenca Sociale si Filozofi apo Sociologji, e natyrisht edhe në shkencat ekzakte, si Matematikë, Fizikë, Kimi etj. Ndonëse në klasat e shkollës së Tiranës bëhët mësim me nga 40 nxënës, nga ana tjetër, pranë Drejtorisë Arsimore numri i mësuesve punëkërkues rritet në mënyrë galoponte çdo vit. Megjithatë, në lidhje më këtë fenomen negativ, burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore Tiranë, theksuan se rritja e numrit të të papunëve për arsim bazë, të mesëm dhe fillorë, është shkaktuar nga reforma e ndërmarrë në arsim. Si rrjedhojë e kësaj reforme jo vetëm që janë shkurtuar shumë vende punë, sidomos në arsimin parauniversitar, por kjo ka kufizuar në maksimum mundësitë për vende të reja punë, pasi shkolla e mesme nga 4-vjeçare është bërë 3-vjeçare. Ndërkaq, numri i arsimtarëve që dalin në pension gjatë një viti dhe në këtë mënyre krijohen vende të lira pune, përgjithësish arrin në 90 persona, në të gjithë shkollat e qytetit të Tiranës si ato profesionale ashtu dhe në të përgjithshme. Por, vendet e këtyre mësuesve që dalin në pensin, as 10 % nuk plotësohen me kuadro të rinj që presin për vite me radhë, për shkak të reformave në arsim. Ndërkaq, sipas Drejtorisë Arsimore, edhe ato mësues që prej vitesh kanë punuar në mënyrë definitive si mësimdhënës, dy vitet e fundit kanë punuar me orë të pakta, për shkak të shkurtimit të orëve.
Asnjë mësues i punësuar për 2 vitet e fundit
Sipas burimeve të Drejtorisë Arsimore të Tiranës, numri i mësuesve të punësuar në mënyrë definitive për këto dy vitet e fundit ka qenë i papërfillshëm dhe pse çdo vit dalin në pension rreth 90 të tillë. Të punësuar ka pasur vetëm në dispozicion, edhe ato më shumë në profilin shoqëror. Vendi i mësuesve që dali në pension mbulohet nga mësuesit e` tjerë të të njëjtit profil, pasi këto të fundit nuk i kanë orët e mjaftueshme për të plotësuar normën. Kjo ka ndodhur për shkak të reformave në arsim, ku shkolla e mesme nuk është më me 4 vite, por me tre vite. E njëjta situatë paraqitet edhe në sistemin 9- vjetarë, sepse shumë mësuar kanë kaluar nga sistemi i mesëm në atë bazë, pohuan të njëjtat burime për gaztën SOT. Ndërkaq, numri i punëkërkuesve pra Drejtorisë Arsimore rritet me shifra galoponte nga viti në vit dhe në shkollat e kryeqytetit mësimi zhvillohet me nga 40 nxënës në klasë.