Kryeministri Thaçi hedh poshtë akuzat,UÇK nuk ka vrarë
Një hetim i bërë nga BBC-ja ka zbuluar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë.Burimet i kanë thënë BBC-së se serbë, shqiptarë dhe romë ishin në mesin e 2000 personave që u zhdukën.Kjo ka ndodhur si gjatë ashtu edhe pas luftës në Kosovë që përfundoi në qershor të vitit 1999. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish Drejtori Politik i UÇK-së i ka hedhur poshtë këto akuza.Thaçi ka thënë se mund të ketë patur individë që e kanë "keqpërdorur uniformën e UÇK-së", por ka shtuar se UÇK-ja e ka distancuar vetveten nga këta individë.Hetimi i kryer nga BBC News, mori në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në Shqipëri, ishin vrarë për t'u marrë organet dhe se faktet e mbledhura nga hetues të OKB-së në Shqipëri ishin shkatërruar nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë.Një ish i burgosur i UÇK-së, një shqiptar i Kosovës që është mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kukës, në veri të Shqipërisë, ka pranuar të flasë, por me kusht që emri i tij të mos jepet."Ata i keq-trajtuan njerëzit në korridor", tha ai."Ata gjithashtu hynë në dhoma në grupe pesë apo gjashtë vetësh për të na marrë në pyetje. Dhe ata përdorën thika, pushkë dhe armë automatike",shtoi dëshmimtari.