Bashkia e Tiranes ngre kantierin e punimeve ne "Skenderbej"
Bashkia e Tiranes ka kryer mbreme rrethimin e sheshit "Skenderbej" per nisjen e punimeve per rikonstruksionin e ketij aksi te rendesishem rrugor ne kryeqytet.
Valbona Zhupa nga zyra e shtypit te Bashkise se Tiranes, tha se ka nisur rrethimit i sheshit nga inspektorati i bashkise, me qellim hapjen e rruges per nisjen e punimeve qe do te plotesojne planin per dhenien fund te gjendjes ne kete shesh.
Me ngritjen e kantierit te ndertimit, pritet qe brenda dy-tri diteve ne vazhdim te nisin punimet per rindertimin e sheshit, konform planit te miratuar nga kryebashkiaku Rama.