Pranvera, rikthehen alergjite
Sonila Isaku
Rritja e temperaturave dhe shtimi i pluhurit ne ajer, ka sjelle edhe rritjen e numrit te te prekurve nga alergjite. Pas largimit te virozave gripale, numrin me te madh te rasteve qe paraqiten tek mjeku e zene pacientet te cilet vuajne nga kjo semundje. Mjeket theksojne se problemet ne rruget e siperme te frymemarrjes jane me evidente ne kete periudhe, te cilat shoqerohen me teshtima, rrufa si dhe bllokim te hundeve.
Semundja
Ardhja e pranveres ka sjelle nje rritje te numrit te te semureve nga alergjite. Mjeket tregojne se ne ndryshim nga 15 vite me pare, eshte rritur numri i femijeve te moshes nga 1 deri ne 15 vjec te prekur. "Sot vihet re nje rritje e numrit te femijeve, te cilet preken nga alergjite e cila fillon qe nga viti i pare i jetes dhe mund te haset deri ne moshen 15 vjecare. Eshte nje problem qe prinderit duhet ta ndjekin, pasi mund te sjelle probleme serioze per jeten pasi kalon ne astme te mushkerive", ka pohuar mjeku alergolog, Sybi Musollari. Sipas tij, rreth 30 per qind e pacienteve te cilet jane alergjike kalojne ne astme. Kjo ndodh sepse pacientet qe jane alergjike por qe nuk mjekohen, shpesh kalojne ne astme bronkiale. Mjeket tregojne se ne zonat rurale eshte shume i larte numri i personave alergjike, qe kane kaluar ne astme bronkiale. "Sot, 70 per qind e pacienteve jane me alergji dhe 30 per qind kane kaluar me astme per shkak te neglizhences qe i kane bere semundjes. Fakt eshte se alergjite vijne duke u shtuar dhe ato jane te veshtira per t'u mjekuar. Ajri, makinat, gazrat e helmet e ndryshme rrisin mundesine e shtimit te te prekurve me astme", pohon Musollari.
Organizata Boterore e Shendetesise ka sqaruar se 80 per qind e alergjive po shkaktohen nga ndotja e mjedisit dhe vetem 20 per qind nga klima.
Keshillat
Vizita me mjekun do te ishte keshilla e kryesore qe japin bluzat e bardha, sepse vetem keshtu mund te stabilizohet gjendja shendetesore e ketyre pacienteve. "Perdorimi i medikamenteve, sic duhet, eshte nje nga keshillat e rendesishme. Rikontrollet dhe rivleresimet per personat, te cilet jane te prekur nga alergjia dhe kane shenjat e para apo me shume se tre muaj qe nuk kane kontaktuar me mjekun", thekson mjeku Musollari. Nje nder keshillat ku duhet vene theksi, eshte qe pacientet nuk duhet te vetemjekohen dhe sidomos te perdorin nafazolinen, pasi pas nje periudhe, ajo behet e demshme per shendetin. Po keshtu, mjeket kerkojne qe qytetaret te cilet kane kolle te thate, por edhe teshtima te kerkojne ndihmen e mjekeve. Alergologet keshillojne qe prinderit te konsultohen me mjeket e familjes per cdo problem te femijeve te tyre, pasi shpesh alergjite ngaterrohen me virozat e stines
Astmat ne pranvere
Nderkohe qe problemet e rrugeve te poshtme te frymemarrjes, pikerisht astmat, jane me te paketa ne kete stine. Alergjia ne te shumten e rasteve, sipas mjekeve, manifestohet me teshtima te shpeshta, te herepashershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim te hundeve. Por shpesh here kane edhe kruajtje te syve dhe skuqje te tyre.
Keshillat per parandalimin e alergjise
Femijet duhet te ruhen nga nderrimi i ambienteve dhe temperatura e ajrit, nje nga faktoret kryesore.
Kujdes ndaj ushqimeve qe japin alergji.
Eliminim te ushtrimeve fizike qe perkeqesojne gjendjen.
Vizite tek mjeku specialist.
Simptomat e alergjise
Alergjia shoqerohet me teshtima te forta.
Kullim te vazhdueshem te hundes.
Kruarje te hundes ose te lekures prane saj.
Kruarje te syve, enjtje perreth indeve te syve.
Lotim te syve.
Kolle e vazhdueshme.