Tre gjetje brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
Nje bisede telefonike pas 12 vitesh humbjesh kontaktesh, solli per te gjithe publikun shqiptar te emisionit "Njerez te humbur" emocionet e perjetuara ne studio nga nje zonje e cila ne kerkim te vajzes se saj, arriti te lidhej me kusheriren te cilen nuk e kishte pare prej vitit 1998. Gezime Rrahmani, nga qyteti i Kukesit, kishte kerkuar ndihmen e emisionit "Njerez te Humbur", per te gjetur vajzen e saj Teuta Rrahmani dhe fale publikimit te historise se vajzes se saj, ajo pati mundesine qe te komunikonte me kusheriren e saj pas vitesh te tera mungese kontaktesh. Por e premtja qe lame pas rezervoi surpriza dhe emocione per histori te tjera te cilat u transmetuan ne vazhdim te emisionit investigativ qe vjen si perhere ne nje transmetim te drejtperdrejte nepermjet valeve te televizionit "Klan". Fakte dhe investigime me te fundit te kryera ne kohe reale u percollen edhe per historine Farije Tafes te larguar prej 30 vitesh. Se fundmi, nje piste e re per te mund te ndryshoje te gjithe rrjedhen e kerkimeve dhe hulumtimeve qe familja e saj ka ndjekur per vite te tera. Nebahete Osmani, ishte personi tjeter i humbur qe perqendroi vemendjen e te gjithe teleshikuesve shqiptare, jo vetem brenda territorit por edhe jashte trojeve shqiptare, ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi. Investigimet e kryera pergjate nje jave nxoren fakte te reja per zhdukjen enigmatike prej vitit 1987. Por brenda dy oresh kerkimesh, ne "Njerez te Humbur" gjendet edhe 70 vjecari, Luan Tomini i cili ishte larguar prej mengjesit dhe nuk ishte kthyer ne shtepine e tij.
Kerkon vajzen ne emision, arrin te lidhet dhe me kusheriren e saj pas 12 vitesh
Dy gezime ne nje dite per familjen nga Kukesi
Nje surprize e paparashikuar, emocionoi familjen Rrahmani nga qyteti i Kukesit. Milazim dhe Gezime Rrahmani, prej 12 vitesh kane humbur kontaktet me vajzen e tyre Teuta Rrahmani. Ne nentor te vitit 1998, vajza nga Kukesi ne ate kohe 15 vjec largohet nga shtepia e xhaxhait ne rrethana misterioze. Te shqetesuar prinderit e vajzes por edhe shume te aferm te saj bene te gjitha perpjekjet per ta kerkuar dhe gjetur vajzen, por asnjehere nuk zbuluan ndonje gjurme e cila mund te conte ne kthimin e vajzes se tyre ne shtepi. Historia e vajzes, e cila aktualisht eshte 27 vjec, morri nje zhvillim shume te madh fale ndihmeses se atyre teleshikuesve te cilet munden te udhezonin stafin e gazetareve te emisionit human, qe kerkimet e tyre t'i perqendronin ne Angli. Telefonues te shumte garantuan se Teuta eshte shendoshe e mire dhe ka krijuar nje familje me te cilen jeton ne Londer.
Lajmi i mire u percoll direkt, per nenen dhe babane e saj dhe shume shpejt do te sigurohet adresa dhe nje numer kontakti, qe do ju jape mundesine te dy prinderve te Teuta Rrahmanit qe te degjojne zerin e vajzes pas 12 vitesh mungese ne familje. Lajmi i mire per vajzen e tyre, nuk ishte i vetmi te cilen ata moren naten e se premtes, sepse pas 12 vitesh, nepermjet emisionit "Njerez te Humbur" nena e Teuta Rrahmanit, Gezime Rrahmani arriti te lidhej me kusheriren e saj. Mesazhi I mberritur ne studio u anonncua direct dhe realizimi nje bisede telefonike, mundesoi qe keto dy zonja te flasin pas vitesh te tera humbjesh kontaktesh.
Rikthehen serish ne Evrope, kerkimet per Nebahete Osmanin
Enigma e madhe shkon ne SHBA
Historia e shumeperfolur per 45 vjecaren nga Kosova, Nebahete Osmani, e cila ka humbur cdo kontakt me familjen ne vitin 1987 mbetet perseri enigme. Nje informacion qe mberriti ne redaksine "Njerez te Humbur", ku mendohet se Nebahete Osmani eshte pare ne New Jersey te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka vene ne levizje gjithe stafin e emisionit investigativ per te zbardhur te verteten e kesaj deshmie. Pas shume perpjekjesh eshte bere e mundur te gjendet nje numer telefoni te personit qe ka shume ngjashmeri me Nebaheten. Deri ne oret e vona te premtes qe sapo kaloi, gazetaret e emisionit "Njerez te Humbur" arriten te benin verifikimet e mundshme per kete informacion dhe nje pergjigje perfundimtare rreth kesaj zonje te ngjashme me Nebahete Osmanin do te jepet te premten tjeter. Ne takimin e radhes me te gjithe teleshikuesit e emisionit, nje informacion tjeter ktheu vemendjen 17 vite prapa ne Zvicer. Informacioni ben fjale per vitin 1993, ku pohohet se Nebahete Osmani ka qendruar ne shtetin zviceran.
"Njerez te Humbur", prane bashkimit te Majlinda Lenes me vajzen e saj
Familja Lena, 21 vjet me pas
Edhe kjo puntate solli nje tjeter histori te re nga rubrika "Ironi e fatit. Majlinda Lena nga Gjirokastra prej 21 vitesh kerkon te ktheje kohen 21 vite prapa, per te gjetur vajzen e saj. Ajo quhet Alketa Lena, ka lindur me 26 korrik te vitit 1989 dhe aktualisht eshte 21-vjece. Nena e saj, Majlinda e detyruar nga rrethana te ndryshme ne kohen kur lindi vajzen e saj, u detyrua ta braktise ate ne maternitetin e Gjirokastres dhe te largohej ne drejtim te Greqise. Edhe pse ky veprim, i kushtoi nje jete plot dhimbje per vajzen e saj, Majlinda Lena asnje dite nuk ka ngurruar se kerkuari vajzen e saj. Ne vitin 1999, ajo e kerkon vazjen ne shtepine e femijes ne Gjirokaster, por aty merr vesh se Alketa kishte kaluar ne shtepine e femijes ne Durres. Perpjket shkuan akoma me tej dhe interesimi u be edhe ne befotrofin e Durresit, por aty nuk arriti te zbulonte nese vajza e saj vazhdonte ende te qendronte ne kete qender. Fatmiresisht, anuncimi i historise se Alketa Lenes ne emisionin "Njerez te Humbur" solli informacionet e para pozitive qe shume shpjet mund te cojne ne gjetjen e vajzes 21 vjecare dhe shume shpejt ne bashkimin e saj me nenen.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com