Dashurohet Jenniferi
Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 09:11
Aktorja Jennifer Love Hewit ka një të dashur të ri.
Sipas lajmeve të reja, aktorja e pafat në dashuri deri më tani, ka filluar një lidhje me yllin e emisioneve “reality”, Ben Flajnik.
32-vjeçja edhe me parë kishte thënë se është një adhuruese e emisionit “The Bachelorette”, që e drejton Flajnik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jennifer në Twitter.