E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës, nis rindërtimin e kopshtit numër 14, në njësinë bashkiake nr.11

TIRANË-Me një investim prej 39 milionë lekësh ka nisur rindërtimi i kopshtit numër 14, në njësinë bashkiake nr.11. Në këtë kopsht nuk ishte investuar prej 13 vitesh. Kushtet higjieno-sanitare ishin tejet të papërshtatshme për frekuentimin e tij. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës vendosi rindërtimin e këtij kopshti. Kopshti i ri do jetë me 2 kate dhe do u shërbejë 120 fëmijëve, të ndarë në 6 grupe.

Në këtë kopsht parashikohet ndërtimi i ambienteve të veçanta të lojës dhe fjetjes, dhomë zhveshje, dhomë mjeku dhe psikologu, kuzhinë, etj. Në këtë kopsht do të instalohet për herë të parë edhe ngrohja qendrore, e cila do të jetë me peleta. Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur se ky kopsht do t’u vihet në shërbim fëmijëve të Laprakës, brenda 10 muajsh.

“Kjo ndërtesë e vjetër dhe të amortizuar do të prishet, për t’i lënë vend kësaj hapësire të re, të cilën Bashkia e Tiranës po investon me buxhetin e vet, për të realizuar kështu një nga objektivat e buxhetit, në raport me njësinë nr.11 dhe banorët e saj e për të avancuar më tej me objektivin e saj madhor, ofrimin e shërbimit të kopshteve dhe çerdheve anembanë qytetit të Tiranës, për të gjithë fëmijët dhe prindërit që kanë nevojë apo dëshirë të përdorin këtë shërbim”, tha Kryebashkiaku.

Krahas rikonstruksionit të kopshteve dhe shkollave, puna në të gjithë Tiranën vijon edhe me ndërtimin e infrastrukturës, e cila çdo ditë po përmirëson jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bashkia e Tiranës, nis rindërtimin e kopshtit numër 14, në njësinë bashkiake nr.11

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›