Qeveria miraton pr/vendimin për TVSH-në, Berisha: Tani në dorë të shumicës në Parlament
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë me shqyrtimin e projektvendimit për TVSH-në, i përgatitur sipas tij nga ekspertët më të mirë.
Berisha tha se "Një ligj themelor është ai i TVSH-së, i cili është përgatitur prej kohësh dhe një punë e madhe është bërë nga specialistët tanë të kësaj fushe dhe nga specialistët ndërkombëtarë të kontraktuar. Ligji ka shkallën më të lartë të ekspertizës", duke shtuar se i takon Parlamentit të ri që ta votojë.
Dhe pse qeveria dha miratimin për ligjin mbi TVSH-në e makinerive, ashtu siç e thekson dhe vetë Berisha i takon Parlamentit të vendosë rreth fatit të këtij ligji.
“I takon Parlamentit dhe shumicës që vjen, por ligji ka shkallën më të mirë të ekspertizës”.
UNIVERSITETET
Berisha nuk la pa përmendur dhe Arsimin e Lartë, konkretisht kuotat e pranimit të studentëve në universitete. Sipas tij sot qeveria aktuale do i qëndrojë programit të saj pavarësisht se shumica që do vijë në pushtet tha ai, do synojë program tjetër.
“Shumica e ardhshme do bëjë çmos, por ne do e çojmë në përputhje të plotë me qëndrimet që kemi mbajtur. Janë kuotat e pranimit të studentëve në universitete që duhet të shkojnë në përputhje me planifikimin e programin e kësaj qeverie. Dyert mbeten të hapura për të gjithë shqiptarët për të provuar ëndrrën e tyre universitare për ta bërë të vërtetë. Natyrisht, vitet që vijnë ka një platformë tjetër të qeverisë, platformë që synon rikthimin praktikave të vjetra universitare, por platformë që ne do e kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike. Do bëjmë çmos që çdo shqiptar të ulet në bangat e universiteteve. Natyrosht çdo qeveri mund të marrë vendimet që do, por më pas mund të përballet dhe me pasojat e tyre”.
Kryeministri gjithashtu tha se vendim i rëndësishëm në punimet e mbledhjes së radhës së Qeverisë, do të jetë edhe shpronësimi i pronarëve, për investimin që do kryhet në energjitikë, në kaskadën e Devollit e zona të tjera.
Në fund, kryeministri Berisha uroi për Festën e Bajramit të gjithë besimtarët myslimanë. Ndërsa u shpreh se vendimet do të pasqyrohen online.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Qeveria miraton pr/vendimin për TVSH-në, Berisha: Tani në dorë të shumicës në Parlament