E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset, peticion Topallit: Duam Gjykatën Administrative

"Parlamenti duhet të miratojë sa më shpejt ligjin për Gjykatat Administrative. Ai mbështetet si nga biznesi, ashtu edhe nga shoqëria civile". Ky ishte mesazhi i koalicionit në përkrahje të gjykatave administrative, i përbërë nga 34 anëtarë, me mbështetjen e programit në prag të korporatës së sfidës së mijëvjeçarit, financuar nga qeveria amerikane. Pjesëmarrësit nënshkruan edhe peticionin drejtuar Parlamentit shqiptar, ku kërkohet miratimi pa vonesa të tjera i ligjit, i cili ndodhet në programin e punës së deputetëve, si dhe planifikimi nga qeveria i buxhetit të duhur për ngritjen e gjykatave administrative gjatë vitit 2010 e përcaktimi i mjediseve ku ato do të veprojnë. Ndër risitë e projektligjit është shkurtimi i kohës për gjykimin nga një mesatare ekzistuese prej 130 ditësh në Gjykatën e Shkallës së Parë në një maksimum prej 60 ditësh, si dhe shkurton në 10 ditë kohën për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave administrative, duke u njohur atyre kompetencën për të ekzekutuar vendimet e veta, nëse institucionet shtetërore nuk e bëjnë këtë në kohën e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›