E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes perfiton 1.6 miliarde leke grante nga buxheti i shtetit dhe i shpenzon per paga militantesh

26-11-2010 / Elda Tomani

Njesoj si ne pjesen derrmuese te njesive vendore e njejta situate ndodh edhe ne Bashkine e Tiranes ku jane rritur shpenzimet strukturore te saj si pasoje e fryrjes se administrates ndersa shihet ulje e nivelit te investimeve publike nga 60 qe ishte ne vitin 2004 dhe 2005 ne 31 ne vitin 2009-te. Vertete kemi trefishuar grantet qe ne i japim ne menyre te pakushtezuar per bashkite dhe komunat por sigurisht qe qeveria kerkon qe keto para te perdoren ne permiresimin e sherbimeve ndaj qytetarit dhe jo per shtimin e numrit te rrogetareve ne bashki apo komuna. Bashkia e Tiranes ka marre nga buxheti qendror ne formen e granteve plot 650 milione leke te reja me shume nga sa merrte ne vitin 2005. Nga 350 milione leke qe ishte gjithe granti i pakushtezuar qe jepte qeveria socialiste per kryetarin e saj socialist ne vitin 2009 i jane dhene 1.1 miliarde leke. Bashkia e Tiranes nuk ka filluar ende projektin e kredise e marre nga qeveria japoneze dhe qeveria ka marre gjithashtu kredi nga BERZH-i per unazen e Tiranes nga BB ndashja per te rregulluar shkollat e Tiranes si dhe nje sere donacione te tjera qe jane marre ne kuadrin e bashkepunimit ekonomik me jashte per te financuar permiresimet ne infrastrukturen bashkiake te Tiranes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›