Berisha Edhe per 30 vitet e ardhshme Rama mbetet kundershtari im me i rehatshem

Kryeministri ka kujtuar dje ne parlament se smund te ndalej prej nje opozite qe si qellim te sajin ka trefishimin e 99-shave ne Bashkine e Edvinit dhe qe ka si kryefjale te aksionit politik jo interesin e qytetareve por interesin personal te kryetarit
Ne pergjigje te replikave me deputetin socialist Gramoz Ruci kryeministri Sali Berisha tha se asnjehere se ka konsideruar kundershtare te veshtire Edi Ramen. Kryetari juaj eshte kundershtari me i rehatshem per mua- deklaroi Berisha duke iu drejtuar Rucit. Pergjigja e kryeministrit erdhi pas deklarates se kreut te grupit parlamentar socialist Ruci se emri i Edi Rames i eshte kthyer ne makth mazhorances. Ndersa kreu i qeverise e konsideron teresisht te paperfillshem dhe as qe e llogarit si kundershtar potencial. I nderuar zoteri te jesh i sigurt ti dhe kryetari yt se nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do te kete te pakten per 25-30 vjet njeri me konfortabel per mua per kundershtar sesa Edvin Kristaq Rama. Kam arritur ne kete konkluzion jo rastesisht por ne historine e politikes Europiane dhe boterore nuk mund te gjesh kurre nje personalitet politik qe te mos artikuloje dot qofte edhe nje projekt premtim a problem per qytetarin pervecse per veten e tij - deklaroi kryeministri Berisha. Ne replikat e tij me Rucin Berisha u ndal te papunesia duke deklaruar se qeveria po ben gjithcka per punesimin e qytetareve shqiptare. Gjate ketij viti ne skemen e sigurimeve shoqerore jane regjistruar rishtaz 42 mije qytetare shqiptare- vuri ne dukje kryeministri. Sipas tij kjo eshte nje nga arritjet me madhore ne kete kohe krize te thelle. Shqiperia eshte cilesuar si histori suksesi per klimen e investimeve por nga ana tjeter renditet i 176 per lejet e ndertimit ne Tirane- tha Berisha duke akuzuar kryebashkiakun Edi Rama per praktikat korruptive ne dhenien e lejeve te ndertimit. Ne vijim kryeministri Berisha i eshte pergjigjur akuzave te kreut te grupit te PS-se Gramoz Ruci per pushtetin vendor. Duke folur ne seancen e kuvendit Berisha theksoi se buxheti per pushtetin vendor eshte trefishuar. Ai gjithashtu akuzoi kreun e bashkise se Tiranes Edi Rama se ka punesuar ne bashki 99-shat. A ka gje me te pa ndershme se te shohesh problemin e buxhetit vendor. Z. Gramoz bashkia e kryetarit tend ne vitin 2005 merrte vetem 350 milion leke ndersa ne vitin 2009-2010 bashkia e kryetarit tend e ka buxhetin mbi 1 miliard. Sot buxheti per pushtetin vendor arrin ne 35 miliarde leke. Per ju problemi eshte se nuk ekzistojne komunat fshatrat bashkite ndaj i shumezoni me zero ato. Merrni dhe shikoni fondet. Ne kemi prure nje rregull te ri sepse konstatuam se ne trefishonim buxhetin zoteria trefishonte nentedhjetenenteshat. Do tia beja hallall nese do te kishte punesuar militante te Partise Socialiste sepse ata kane merite sic kane te cdo partie dhe duhen shperblyer dhe nuk jam kunder. Por te fusesh nentedhjeteenenteshat ne pune kjo nuk tolerohet. Cili nga ne ketu do te donte qe femijet tane te quheshin nentedhjetenentesha cili eshte morali ketu. Nentedhjetenenteshat kane mbushur bashkine e Tiranes- u shpreh kryeministri. Kreu i qeverise theksoi gjithashtu se interesi i perfaqesuesve te opozites nuk eshte qytetari por interesi i tyre personal. Berisha tha se deputetet e Edi Rames jetojne me luksin dhe se nuk e njohin aspak realitetin e popullit ne vend. Ai u shpreh se ata i lene parate ne bixhoz dhe per ata ekzistojne Kazino Rexhensi ekziston kazinoja e Monte Karlos ekzistojne resortet turistike ne Fjordet e Veriut deterat e nxehta ekzistojne te gjitha lukset por nuk ekziston qytetaret femijet shqiptare nxenesit shqiptare i moshuari dhe pensionistet shqiptare. Ne sulmet e kryeministrit u permend dhe deputetja Ledi Shamku. Berisha u shpreh se firma e saj ndertuese ka marre me shume nga te gjithe ndertuesit e tjere ne Tirane. Po te hysh ne poker gjithe diten e ke mendjen ne poker degjon veten lady Gaga Poker Face. Keto jane vetem nje thirrje ndaj jush te votoni kete buxhet i cili fund e krye i perkushtohet qytetarit shqiptar. Ledi u ke borxh ndertuesve te Tiranes 70 te lejeve te ndertimit. Jo se duket e pafajshme ajo por ajo Alehandron e ka kenduar me leje ndertimit- u shpreh Berisha.
...