Berisha opozites Vota per buxhetin ju nxjerr nga ngujimi i bunkerit te Bllokut

Projektbuxheti i vitit 2011 ka perplasur ne kuvend mazhorancen dhe opoziten. Ne fjalen e tij gjate prezantimit te buxhetit per vitin e ardhshem kryeministri Sali Berisha ftoi opoziten ta votoje kete projekt me argumentin se buxheti i vitit 2011 me i madhi ne historine e vendit eshte buxheti i veprave te medha qe vendos ne qender te tij investimet dhe qytetaret. Berisha kerkoi qe opozita te mos sillet si nje vit me pare kur nuk mori pjese ne diskutimet e Kuvendit per shkak te vendimit te Edi Rames per te bojkotuar Kuvendin. Shefi i ekzekutivit theksoi ne fjalen e tij se ky buxhet eshte me i madhi ne historine e ketij vendi dhe te nje ekonomie e cila renditet ne 4-5 ekonomite e botes me rritje ekonomike ne kulmin e krizes. Shpreh kenaqesine time qe paraqitem sot ne kete aure per buxhetin e vitit 2011 buxhetin me te madh ne historine e ketij vendi buxhetin e nje ekonomie e cila renditet ne 4-5 ekonomite e botes me rritje ekonomike ne kulmin e krizes buxhetin e nje ekonomie e cila shenoi rritjen ekonomike me te madhe ne grupin e vendeve te zhvilluara buxhetin e nje ekonomie qe ka te gjithe potencialin per nje ndryshim te rendesishem cilesor te jetes se qytetareve shqiptare. Shpreh kenaqesine time se paraqes sot ne kete salle buxhetin kur ketu ndodhen perfaqesuesit e atyre qe votuan per kete qeveri dhe atyre qe votuan kunder kesaj qeverie. Theksoj kete moment se nje vit me pare per ambicie paranojake per pushtet te nje njeriu qe konservon asgje tjeter vecse psikologjine e bllokmenit te ri dhe bunkerit ne te cilin eshte rritur nuk kisha ne kete salle perfaqesuesit e elektoratit qe votoi kunder meje dhe kjo vetem e vetem se ky njeri nuk ka sensin e pendeses por kompleksin e turpit. Ai qe nuk ka sensin e pendeses nuk ka dhe nuk mund te kete vlerat me te vogla te njeriut te qyteteruar. Kompleksi i turpit eshte nje kompleks qe shtrihet prore ne te gjitha speciet e mamifereve. Por ajo qe e dallon lsquohomo sapiens-in e qyteteruar eshte ndjenja e pendeses- tha Berisha duke iu drejtuar deputeteve te Partise Socialiste ndersa shtoi se kam kenaqesine qe sot jeni ne salle dhe nuk ju nxori jashte me nje mesazh sic ben kam sepse cilido te jete qendrimi juaj ndaj meje dhe qeverise sime ju perfaqesoni shqiptaret burra e gra djem e vajza te cilet une i respektoj plotesisht e teresisht. Kreu i qeverise i kerkoi gjithashtu ligjvenesve socialiste te pranishem ne sallen e Kuvendit qe te votojne dokumentin ambicioz per te cliruar keshtu edhe kryetarin e tyre Edi Ramen nga bunkeri i bllokut ku jo vetem eshte rritur por edhe me hijen e tij po instrumentalizon levizjet politike te opozites. Ju perfaqesoni qytetare per te cilet ky buxhet shkon pa asnje dallim. Ju perfaqesoni fshatra qytete lagje komuna e bashki ne te cilat ky buxhet do te realizoje financimet dhe projektet me te medha ne historine e tyre. Une uroj qe te cliroheni nga psikologjia e bunkerit ku ju ka ndryre njeriu qe kaloi jeten e tij nga bunkeri i bllokut ne muzeun e Enver Hoxhes njeriu qe kaloi rinine e tij nga bunkeri tek muzeu nga muzeu tek bunkeri dhe vazhdoi serish jeten ne muze. Dilni nga muzete Jeta eshte tjeter muzeu eshte tjeter. Muzete jane varreza e historise. Jeta eshte e tera ne gjallerine e saj. Ju nuk duhet te pranoni te ndryheni kurre me- tha kryeministri. Berisha shtoi se ate buxhet qe nuk e votuan socialistet per shkak te veprimeve paranojake te Edi Rames beri rritjen me te madhe te pagave dhe pensioneve. Buxheti qe ju nuk votuat pasi dikush ju perzuri nga salla ne menyren me paranojave beri qe pensionistet shqiptare ne qytet e fshat kudo qe jane te kene nje pension me te larte. Ky buxhet dyfishoi pensionet per te gjithe pensionistet ne fshat. Ky buxhet vendosi kufirin 100 dollare ne muaj dhe te ardhurat pensionale minimale 112 dollare ne qytetet e vendit- theksoi Berisha. Duke iu drejtuar perfaqesuesve te opozites kreu i qeverise Berisha tha se projektbuxheti eshte i qytetareve qe do u rriten cilesite e sherbimeve do te jete i pensionisteve te cilet do u rriten pensionet 10 ne fshat dhe 5 ne qytet i fermereve dikur skllever te socialisteve i punonjesve te administrates qe do u rriten rrogen. Ju i ofroni kufijte ne i ofrojme horizont shqiptareve- tha Berisha duke shtuar se sa te jete ne pushtet do kete vetem rritje rroge. Ne kete sens kryeministri Sali Berisha e konsideroi buxhetin e vitit te ardhshem si buxhetin me social ne histori. Ky buxhet synon qe krahas portofolit familjar ti ofroje cdo qytetari nje portofol te dyte kete per femijet e tij ne menyre qe ata te shkollohen me mire se kurre. Ndaj dhe ky buxhet ka rritur ne menyre thelbesore investimet per arsimin per shkollen. Ky buxhet shenon nje rritje 8 perqind per shkollimin e vogelusheve te rinjve e te rejave te Shqiperise. Kjo rritje do te perdoret per rikonstruksionin e qindra shkollave te reja per rritjen e metejshme te rrogave te mesueseve dhe mesuesve te vendit nje rritje qe vetem pak muaj me pare kryetari juaj do ta quante kriminale. Nuk ka asgje me te semure me te papranueshme se te konsiderosh rritjen e rrogave dhe pensioneve kriminale por ju siguroj se rrogat e mesuesve do te rriten ndjeshem. Ky buxhet eshte per cdo qytetar shqiptar per shendetin e tij. Ndaj buxheti rrit ne 14 perqind shpenzimet per shendetin e tyre. Une e kuptoj qytetaret shqiptare ende nuk kane sherbimin mjekesor qe meritojne por sot ata i kane 10 here me te medha mundesite e kujdesit shendetesor sesa i kishin 6 vjet me pare. Une e kuptoj se serish qytetaret shqiptare ndjejne lendime por sot reforma e shendetesise ka dhene e po jep efektet e saj gjithnje e me te medha se pari ne luften kunder korrupsionit se dyti ne rritjen e cilesise se sherbimeve - vuri ne dukje kryeministri Berisha. Tjeter prioritet i rendesishem i projektbuxhetit te vitit 2011 eshte dhe autostrada Tirane- Elbasan e cila pritet te filloje nga puna ne fillim te vitit 2011. Mund te votoni kunder rruges se dyte te kombit- iu drejtua deputeteve te opozites duke shtuar se cfare do i thoni qytetareve te Elbasanit nese nuk do votoni per ndertimin e rruges se tyre. Kryeministri Sali Berisha mbylli fjalimin e tij duke i apeluar deputeteve te Partise Socialiste qe te votojne dokumentin ambicioz per vitin 2011-te. Mos humbni shansin te beheni bashkautor te nje projektbuxheti qe do sjelle transformimin me te madh te vendit - deklaroi kryeministri.
...