Ruci-Berishes Do te biesh nga ai kale qe ke hipur

Berisha i kam derguar sms Edi Rames Harroje se do te behesh kryeminister nese do te rrish para deres sime. Ruci Shpejt a vone Edi Rama do te vije atje ku je ti por ti mos e perjeto kaq keq
Projektbuxheti per vitin 2011 perplasi mazhorancen dhe opoziten dje ne Kuvend duke e kthyer debatin me shume politik sesa ekonomik. Nga foltorja e parlamentit kryeministri Sali Berisha iu beri thirrje socialisteve qe te votojne buxhetin e ri ndryshe nga nje vit me pare kur nuk moren pjese ne seance.
Sipas kreut te qeverise eshte detyra e opozites qe te qendroje garant e zbatimit te tij te perpikte si garant e transparences se plote te perdorimit te tij nga ana e qeverise.
shte e vertete se buxheti kalon edhe me votat e mazhorances por ka nje ligj ka nje moral ndaj dhe ju ftoj te nderuar deputete te votoni kete buxhet per tu bere me voten tuaj bashkautore ne buxhetin me te madh qe ka njohur vendi ne historine e tij ne buxhetin qe ne harkun kohor 1-vjecar do te sjelle transformimet me te medha se cdo buxhet tjeter - tha Berisha.
Ndersa kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci akuzoi kryeministrin se po mban peng integrimin e vendit dhe se ka uzurpuar institucionet duke filluar nga organi legjislativ.
Zoti kryeminister nuk po e kuptoni qe keni marre peng integrimin e vendit qeverisjen e vendit parlamentin e vendit kryetarin e parlamentit ligjberjen e ketij vendi administraten publike sistemin e drejtesise zbatimin e ligjshmerise zgjedhjet e lira fjalen e lire ne vend - theksoi Ruci.
Gjate debatit me kryeministrin Berisha kreu i grupit parlamentar Socialist beri te ditur edhe kandidaturen e socialisteve per zgjedhjet e pergjithshme te 2013-es qe do te jete perballe Berishes. Nese nuk do te kete surpriza deri ne zgjedhjet e ardhshme te 2013-es kryeministri Berisha do te kete serish perballe liderin aktual te opozites Edi Rama. Nje gje do te te kujtoj zoti kryeminister.
Do te te jap ne nje keshille miqesore te eshte kthyer ne obsesion ne makth ne hije emri i Edi Rames. Mos e perjeto kaq keq. Shpejt a vone ti do te biesh nga ai kale qe ke hipur. Shpejt a vone Edi Rama do te vije atje ku je ti por ti mos e perjeto kaq keq - deklaroi Ruci.
Numri dy i socialisteve akuzoi kryeministrin se ka shkurtuar fondet per njesite vendore duke shkelur ne kete menyre autonomine e tyre. Por i menjehershem ka qene reagimi i shefit te mazhorances i cili iu kerkoi deputeteve te opozites qe te te clirohen nga psikologjia e bunkerit - sic tha ai.
I nderuar zoteri te jesh i sigurt ti dhe kryetari yt se nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do te kete te pakten per 25-30 vjet njeri me konfortabel per mua per kundershtar sesa Edvin Kristaq Rama. Ne kohen e greves se urise i cova nje mesazh Edi Rames Harroje se do te behesh kryeminister nese do te rrish para deres sime - tha Berisha.
Duke komentuar deklaraten e kreut te grupit parlamentar te PS-se per buxhetin e pushtetit lokal shefi i mazhorances u shpreh se buxheti per pushtetin vendor eshte trefishuar gjate viteve te qeverisjes se demokrateve.
Ai akuzoi kreun e bashkise se Tiranes Edi Rama se ka punesuar ne bashki 99-shat. Ne kemi sjelle nje rregull te ri sepse konstatuam se ne trefishonim buxhetin zoteria trefishonte 99-shat. Do tia beja hallall nese do te kishte punesuar militante te Partise Socialiste sepse ata kane merite sic kane te cdo partie dhe duhen shperblyer dhe nuk jam kunder.
Por te fusesh 99-shat ne pune kjo nuk tolerohet - reagoi kryeministri. Sipas kreut te qeverise te gjitha bashkite dhe komunat vetem 20 per qind te buxhetit duhet ta perdorin per paga ndersa pjesen tjeter per investime ne infrastrukture.
SHNIMET
Ruci dhe Berisha kane debatuar ashper dje ne Kuvend duke e kthyer diskutimin per buxhetin nga nje ceshtje teknike ne nje debat te ashper politik. Kreu i grupit te PS-se akuzoi Berishen se po mban peng ekonomine integrimin por edhe te gjithe jeten e vendit. Kryeministri ftoi te majtet te votojne buxhetin
Ruci Nje gje do te te kujtoj zoti kryeminister. Do te te jap ne nje keshille miqesore te eshte kthyer ne obsesion ne makth ne hije emri i Edi Rames. Mos e perjeto kaq keq. Shpejt a vone ti do te biesh nga ai kale qe ke hipur. Shpejt a vone Edi Rama do te vije atje ku je ti por ti mos e perjeto kaq keq
Berisha I nderuar zoteri te jesh i sigurt ti dhe kryetari yt se nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do te kete te pakten per 25-30 vjet njeri me konfortabel per mua per kundershtar sesa Edvin Kristaq Rama. Ne kohen e greves se urise i cova nje mesazh Edi Rames Harroje se do te behesh kryeminister nese do te rrish para deres sime
Vonesa
Seanca e djeshme ka nisur me 90 minuta vonese per shkak te kryeministrit Berisha. Ky i fundit ndodhej ne nje aktivitet tjeter dhe ka preferuar qe te lere deputetet te presin. Edhe vete deputetet jane treguar moskokecares ndaj buxhetit duke ardhur me vonese ne seancen plenare te Kuvendit. Deputetet e majte kane reaguar ashper ndaj kesaj sjelljeje por kryeparlamentarja Topalli e ka kaluar lehte.
Berisha shikon kalendarin Ruci oren
Kryeministri Berisha ka numeruar te gjitha ditet qe nuk ka permendur emrin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama kjo fale epiteteve. E keni konstatuar se kater muaj nuk ia permend nje here emrin.
E keni gabim. E kam ne program dhe kur e citoj edhe kur jo i kam gjerat e programuara. Dhe kete bej sepse qe kur ju hipi ne shpinen e Tom Doshit ju jeni ne shpinen e nje personi si ai ai eshte forca kryesore e juaja - u shpreh Berisha.
Por fjala e kundershtarit te tij politik duket se e ka merzitur kreun e grupit Socialist Gramoz Ruci i cili here pas here shikonte oren. Sot eshte nje seance e vecante. shte eveniment per cdo parlament ne bote dita kur diskutohet buxheti.
Kryeministri i vendit tim foli fiks 55 minuta ne foltoren e ketij parlamenti por vetem paraqitje buxheti nuk beri. E filloi dhe fiks cerek ore asnje fjale per buxhetin por vetem per opoziten dhe liderin e saj - theksoi Ruci.
Grabitja e laptopit ne ambasaden ne Nju Jork eshte kulmi i mungeses se sigurise ne perfaqesite diplomatike
Gjoni Siguria kombetare eshte ne rrezik
TIRAN - Partia Socialiste leshon alarmin per nivelin e sigurise kombetare. Deputeti Ilir Gjoni deklaroi se buxheti nuk mund te konsiderohet nje buxhet qe ploteson nevojat e sigurise kombetare por sic e quajti ai eshte buxheti elektoral i pasigurise kombetare. Duke sjelle ne vemendje rastin e humbjes se laptopit nga ambasada jone ne Nju Jork Gjoni deklaroi se gjendja e perfaqesive diplomatike eshte alarmante.
Situata alarmante sa i perket nivelit te sigurise se perfaqesive tona diplomatike qe kulmoi me rastin e grabitjes se laptopit ne misionin tone ne Nju Jork eshte nje situate e papranueshme.
Ky buxhet nuk e adreson kete problem akut jo vetem per vendin tone por dhe per partneret tane aleate ne NATO - tha anetari i Komisionit te Sigurise. Shqetesues sipas tij eshte edhe buxheti i akorduar per Ministrine e Brendshme Mbrojtjes dhe per Sherbimin Informativ Shteteror.
Per socialistet buxheti eshte i pamjaftueshem per keto institucione per te realizuar veprimtarine e tyre normale. Venia nen kontroll jo ate demokratik e Sherbimit Informativ eshte tentuar ne disa rrafshe.
Ajo cka u konstatua dhe nuk u kontestua ne Komisionin e Sigurise eshte fakti se ndonese kryeministri ne vecanti dhe qeveria ne teresi kane dijeni dhe kane miratuar objektivat e punes se SHISH ata megjithate nuk i kane alokuar fondet e nevojshme per realizimin e ketyre objektivave me qellim per ta penguar sherbimin ne kryerjen e misionit te vet kushtetues - deklaroi Gjoni. Sipas deputetit te Partise Socialiste fondet e parashikuara vetem per SHISH jane te krahasueshme me ato te vitit 2001.
Debati Topalli-Brace per interpelancen me Berishen
Jozefina Topalli Pika e pare eshte diskutimi i lire. Pika e dyte e rendit te dites eshte projektbuxheti. Diskutimi dhe votimi ne parim. Pika e trete interpelance me kryeministrin e kerkuar nga deputeti Erjon Brace.
Jane regjistruar emrat nje numer i rendesishem deputetesh nga mazhoranca dhe opozita. Po fillojme me pare nga opozita.
Erjon Brace Zonja kryetare e degjova rendin e dites dhe natyrisht e kam perpara edhe me shkrim.
Do te thosha se tre te hena me pare ose tre jave e gjysme nga dita e sotme kam depozituar ne parlament nje kerkese per interpelance me kryeministrin e vendit lidhur me situaten e monopoleve ne treg dhe ndikimin e tyre ne ekonomine familjare.
Seancen qe shkoi kam bere me dije per zevendesuesin tuaj se ai ishte akoma ne salle qe e enjtja e javes qe shkoi ishte dita e fundit kur mundet qe te behej interpelanca ne perputhje me percaktimet e Kushtetutes dhe te rregullores se Kuvendit por edhe ne perputhje me praktiken tuaj parlamentare.
Sot jemi kater dite ne thyerje te kushtetutes pra jashte afatit matematikor qe ju ne menyre te paprecedente jo etike madje duke shpifur qe shperndate ne media pese dite me pare.
Jozefina Topalli Ti genjen kur thua qe te kontrollohet korrespodenca. Ti genjen dhe kjo nuk eshte e drejte.
Erjon Brace Te te vije turp.
Jozefina Topalli Kjo nuk eshte zyra e portofolit kjo eshte seanca plenare. E treta ke genjyer tre jave rresht.
Erjon Brace Boll me keto genjeshtra.
Jozefina Topalli Kur fole une te degjova tani me degjo. Ke tre jave qe ngrihesh dhe thua se ka kaluar koha e interpelances. Ke genjyer javen e pare sepse e ke dorezuar me 1 nentor kur ne daten 6 ke thene ka kaluar afati ne fakt afati ishte tre jave. Ke genjyer heren e dyte kur ishte data 14 nentor ke genjyer edhe radhen e trete kur ishte e enjtja e javes qe kaloi.
Mire eshte qe te mos genjesh ne qofte se nuk deshiron te besh seance plenare sot mblidhemi dhe ulemi me kryetarin e grupit parlamentar te PS sot dhe caktojme edhe nje pike tjeter.
Absolutisht po sot prandaj e kemi vu ne rend te dites por mos genje direkt. Une ne nje vit e gjysme sa here keni genjyer per interpelanca me shkrim dhe me goje nuk te kam kthyer pergjigje sepse kam menduar se ne seance plenare nuk eshte korrekte te nderhysh dhe se ju e shfrytezoni mikrofonin per politiken tuaj.
Tani e mbrapa sado qe genjeni per interpelanca per pyetje me shkrim une do ta them sa here qe te vini tani te hapim seancen per buxhetin.
Taulant Balla Balla Ti ske cipe fare.
Jozefina Topalli Kane regjistruar emrat nga PS.