“Bashkia e Tiranës përgjysmoi taksat për biznesin e vogël”

Flet Jorida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë Tiranë
Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku ka deklaruar se taksat e biznesit të vogël në kryeqytet janë reduktuar deri në një përgjysmim të saj dhe se Bashkia në tërësi ka lehtësuar barrën fiskale të biznesit sepse është pjesë e filozofisë së Kryebashkiakut Basha. “Taksa e tabelës është 1 euro nga 12 mijë lekë që ka qenë një vit më parë, taksa e gjelbërimit 2 mijë lekë në vit, taksa e pastrimit është 7 e 8 mijë lekë në vit nga 30 mijë lekë një vit më parë. Mesatarja e barrës fiskale për biznesit e vogël ka qenë 102 mijë lekë një vit më parë dhe sot është 67 e 900 mijë lekë. Është një parë e parëndësishme rreth 2 për qind e xhiros së përgjithshme ndërsa në vendet e Eurozonës është rreth 25 për qind e xhiros dhe shkon deri në 80 për qind të xhiros në ato vende që kanë një barrë fiskale të madhe.
Reduktimi i taksave dhe krijimi i klimës sa më të mirë për biznesin kanë dy nga shtylla e kryesore të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Basha”, deklaroi Jorida Tabaku.
Nënkryetarja e bashkisë Tiranë Jorida Tabaku, u ndal edhe të plani urbanistik i kryeqytetit. Sipas saj, në 18 maj kemi lançuar draft-planin për planin urbanistik të Tiranës dhe javën e kaluar kemi filluar konsultimet me salla të hapura në minibashkitë e kryeqytetit dhe kanë një informim të plotë në konsultimet me qytetarët që janë të interesuar dhe dëgjesa me grupet e interesit që do të shkojnë një raport përfundimtar për grupin teknik e strategjik të realizimit të Planit Urbanistik të Tiranës.
“Të gjithë minibashkive pa dallim u janë dërguar shkresa dhe njoftime për konsultime për të përfshirë të gjithë në këtë proces, edhe këshilltarët e këshillit Bashkiak. Kemi kërkuar bashkëpunim medias për të publikuar takimet që janë të afishuara në minibashki, dhe në faqen on-ine të Bashkisë Tiranë ”, theksoi nënkryetarja Tabaku.
Sipas saj, modernizimi i Tiranës qëllimi parësor i planit urbanistik sipas modelit të policentrizmit kemi dy qendra për shërbime dhe biznes pranë digës së liqenit, për arsimin dhe shëndetësinë kemi përcaktuar 2 qendra tek njësia katër, në zonën e kombinat një qendër reakrative, dhe me tre parqe të gjelbra.
“Më pas do të kemi plane të detajuara për secila blloqe banimi në mënyrë të integruar. Do të kemi 600 blloqe dhe 100 komplekse/lagje dhe 11 njësi administrative, të bazuar mbi projeksione për popullsinë e infrastrukturë. Bashkia e Tiranës do të identifikojë zonat prioritare me zona me interes për investitorët si koncept për menaxhimin e pronës”, u shpreh më tej Tabaku.
Në njësinë nr. 8 që është deklaruar një zonë muzeale, sipas nënkryetares së Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, “Kryebashkiaku Lulzim Basha ka theksuar se do të lejohet zhvillimi i pronës, ‘Basha ka folur mundësinë e zhvillimit të pronës së kësaj zone sipas kërkesës së qytetarëve, larg interesave klienteliste’”.
Ndërsa për veprat publike, nënkryetarja e bashkisë së kryeqytetit ka nënvizuar se do të stimulojë punësimin nëpërmjet e stimulimit të investimeve. Fokusi do të jetë tek stimuli i sektorëve që gjenerojnë punësim me rëndësi. Politikat e Bashkisë së Tiranës janë afatgjate.