Bashkia e Tiranes perkujton 67-vjetorin e clirimit te Tiranes
Bashkia e Tiranës përkujton 67-vjetorin e çlirimit të Tiranës.
Nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti nderuan sot dëshmorët e Atdheut të rënë për çlirimin e Tiranës në përkujtim të 67-vjetorit të kësaj ngjarje.
Dy nënkryetarët e Bashkisë, krerët e Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Prefekturës së Tiranës, Këshillit të Qarkut, kryetarët e njësive bashkiake dhe të Shoqatave të Veteranëve të Luftës, vendosën kurora pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Të pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve nën tingujt e Bandës së Qytetit, ishin edhe drejtuesit e Njësive Bashkiake.
Në përfundim të ceremonisë bërë pranë varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti deklaroi:
“17 Nëntori është një ditë simbol për Tiranën, është një ditë që kujtohet dhe do të kujtohet vazhdimisht ndër breza. 17 Nëntori shënon fundin e terrorit fashist mbi Tiranën dhe qytetarët e saj dhe për më tepër kjo ditë është edhe një ditë emblemë e ngadhënjimit të Tiranës dhe banorëve të saj mbi pushtuesin nazifashist.
Është frut i sakrificave të luftëtarëve të rezistencës, të atyre qindra dhe mijëra bijve dhe bijave, që u sakrifikuan në altarin e lirisë për këtë ditë dhe ndaj ne ndodhemi sot këtu, në kujtim të tyre, në kujtim të kësaj dite. Njëkohësisht 17 Nëntori shënon “de facto” edhe fitoren përfundimtare të Shqipërisë, mbi pushtuesin nazifashist, gjë që renditi Shqipërinë përkrah aleancës së shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore”, tha Panariti.
I pyetur nga media për arsyen e ceremonisë tek memoriali “Nënë Shqipëri”, nënkryetari i Bashkisë u shpreh se është një zgjedhje e natyrshme.
“Unë mendoj se është një zgjedhje e natyrshme, pasi luftëtarët e Rezistencës që u sakrifikuan për çlirimin e qytetit i takojnë dëshmorëve të Shqipërisë. Ata prehen pranë dëshmorëve të tjerë dhe kjo ditë e çlirimit të qytetit është në kujtim e në respekt të tyre dhe është e natyrshme që edhe homazhet të bëhen pranë Varrezave të Dëshmorëve”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë.