E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Rexhepi:Deklarata e Tadice dëshpëruar

PRISHTINE- Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, i cilëson të dëshpëruara deklaratat e presidentit serb, Boris Tadiç i cili ka reaguar ndaj pohimeve të ministrit Rexhepi lidhur me masat që parashihen të ndërmerren në veri, duke i cilësuar ato si deklarata “luftënxitëse”.

Ministri Rexhepi thotë se Tadic nuk e ka interpretuar mirë deklaratën e tij dhe ka provuar sërish që të nxisë komunitetin serb në Kosovë.

“Kjo është një deklaratë e frustruar e Tadicit, i cili edhe më tej ka iluzione për Kosovën. Ai nuk mund të nderhyje në punët tona të brendshme se çka dhe si bëjmë ne për vendosjen e rendit dhe ligjit. Prandaj, ai le t’i interpretojë pak më mirë deklaratat dhe le të shikojë problemet e veta, sidomos pas debaklit që pësoi në Nju Jork” thotë Rexhepi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›