E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e rrëzuara, Topi: Respektoj vendimin e Kuvendit

Ashtu si Kuvendi përdor një filtër më të madh për të përzgjedhurit e presidentit në drejtësi, ashtu dhe ky i fundit do të aplikojë kërkesa më rigoroze për propozimet e institucioneve të tjera, përfshirë dhe legjislativin. Nga Thethi ku ndodhej së bashku me ambasadorët Lohan dhe Boshard, i pyetur nga Alsat për rrëzimin nga maxhoranca të dekreteve të tij për në Gjykatën e Lartë, komenti i kreut të shtetit ishte ky:

"Ia njeh plotësisht autoritetin për atë cka njeh ligji dhe Kushteuta. është rritur ndjeshmëria për të përmirësuar metodologjinë e dëgjimit, të transparencës së kandidaturave dhe të vlerësimit. Ne duhet të marrim shembull si institucione nga njëri-tjetri. Në rast se Kuvendi me të drejtë ka rritur rigorozitetin në kontrollin e kandidaturave, kjo vlen dhe për institucionin e presidentit që duhet të vendosë kritere shumë më rigoroze për të gjitha kandidaturat që vijnë nga pushtetet e tjera".

Pa iu ndarë atmosferës sportive të kampionatit botëror, numri një i shtetit foli dhe për rikthimin e marrdhenies së kushtëzuar me Kuvendin nga ana e opozitës. "Asnjëherë nuk kam dashur të interferoj në opsionet politike të partive politike, është e drejta dhe përgjegjësia e tyre. Meqënëse jemi në klimën e kampionatit botëror të futbollit, nuk besoj që të shikoni lojtarë të standardeve botërore që luajnë me një këmbë. Pra, duhet të luash me dy këmbë dhe të kesh shanse për të shënuar", tha Bamir Topi.

Presidenti deklaroi gjithashtu se do të dekretojë brenda afateve kushtetuese datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bëri të ditur se do të zhvillohen në pranverë.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›