E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon Swoboda:Vullnet për bashkëpunimme opozitën

DUBROVNIK- Gjatë qëndrimit të tij në Dubrovnik, Kryeministri Berisha u takua sot me zv/Presidentin e grupit socialist në Parlamentin Europian z. Hannes Swoboda.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave , kryeministri Berisha e falënderoi z. Swoboda për miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe angazhimin e grupit socialist në Parlamentin Evropian për të inkurajuar integrimin evropian të Shqipërisë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare rikonfirmoi vullnetin për të zbatuar rezolutën në bashkëpunim të ngushtë me opozitën, në mënyrë që sic tha ai, të përshpejtohet procesi i integrimit evropian të vendit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›