E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tridhjetë mijë europër oktapodin Paul

MADRID- Një grup biznesmenësh spanjollë dëshiron të huazojë oktapodin Paul, i cili parashikoi Spanjën fituese të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Biznesmenët e qytetit Carballino kanë mbledhur 30 mijë euro për të marrë me qira oktapodin, që do ta bënin maskotë të festivalit vjetor të ngrënies së frutave të detit.

Ata kanë thënë se nuk kanë ndërmend ta hanë Paulin, i cili është bërë i njohur me parashikimet e suksesshme të skuadrave fituese në Botërorin 2010.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›