E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, LDK fillon bllokadat

PRISHTINE- Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka qenë pjesë e marrëveshjes politike në mes tre liderëve politikë për zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga dhe tejkalimin e krizës politike që kishte kapluar vendin pas rrëzimit të Behgjet Pacollit nga Gjykata Kushtetuese ka lluar ti tregojë muskujt. Partia më e madhe opozitare, e cila udhëheq Komisionin për Reformë Zgjedhore, qysh të martën ka lluar bllokimin e punës së këtij komisioni.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se presidentja Atifete Jahjaga, ka mandat deri më 2016, ka futur në sherr tre liderët politikë, Thaçi Mustafa Pacolli, të cilët janë nënshkrues të marrëveshjes. Nderkohe qe kryeministri Hashim Thaçi, i cili është lider i partisë në pushtet ka mbështetur vendimin e Kushtetueses, dy nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes, Mustafa dhe Pacolli kërkojnë respektim të asaj marrëveshje, e cila parasheh që zgjedhjet presidenciale të mbahen në fund të 2012-ës.

Madje, LDK e cila vetëm një ditë më parë paralajmëroi se do të bllokojë reformën kushtetuese dhe zgjedhore nëse sdo të ketë respektim të marrëveshjes, e mbajti fjalën. Takimi i Komisionit për Reformë Zgjedhore që ka të bëjë me numrin e zonave zgjedhore, listat zgjedhore dhe pragun elektoral, është bojkotuar të martën nga LDK-ja, ka konfirmuar për gazetën anëtari i këtij komisioni, Halit Krasniqi. (ZERI)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›