E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: 200 fast-food- e përdorin patate të mykura

Tiranë- Rreth 200 fast- food- e në kryeqytet përdorin patate me nivel të lartë ndotjeje dhe bakteriale.

Nga një kontrolli i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik në muajin Maj ka rezultuar se një pjesë e madhe e fast- food- eve nuk i zbatojnë të gjitha kushtet higjeno- sanitare dhe përpasojë ushqimi përveçse nuk është cilësor është edhe tepër i dëmshëm për organizmin. Ekspertët e higjenës kanw parë që në 200 fast- food- e patatet për mbajnë një lloj myku të quajtur stafilokok, i cli shkakton dëme të mëdha në organizmin e njeriut. Ky lloj myku është rezistent ndaj antibiotikëve, dhe një terren i mirë për zhvillimin e tij janë mbajtja për një kohë të gjatë e patateve në gjendje të ngrirë.

Një tjetër problem është edhe vaji që përdoret për skuqje, i cli sipas ISHP- së tejkalon çdo normë të ljeuar riciklimi pasi mund të përdoret gjithë ditën pa u ndërruar fare. Përdorimi i disahershëm i vajit sjell dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene në trupin e njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›