E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës:Do protestojmë për të mbrojtur biznesin e vogël

Tiranë, 1 shkurt NOA Keqardhje për
zëdhënësen e qeverisë dhe qeverinë e Sali Berishës, që e vetmja punë që dinë të
bëjnë është të shajnë opozitën dhe qeverisjen vendore të saj në Tiranë dhe jo
vetëm.

Kështu e ka nisur reagimin e saj zëdhënësja e
bashkisë së Tiranës, Joana Bushi ndaj deklaratës së zëdhënëses së Pd-së Erla
Mehilli e cila theksoi sot se zhvillimi i Tiranës do të ecë vetëm nëse largohet
kreu i saj Edi Rama.

Megjithatë, jo për hir të replikës me ata që
dinë vetëm të shajnë e të shpifin, por për hir të publikut e të banorëve të
kryeqytetit, Bashkia e Tiranës informon se të ishte për buxhetin e qeverisë,
nuk do të kryenim dot as shërbimin e pastrimit e jo më investimet në gjithë
Tiranën, ashtu sikundër informojmë se nuk mund të flasë për buxhetin e Tiranës
kjo qeveri që po e mbyt biznesin e vogël me taksa e tatime të shumëfishta, për
të cilat ne së shpejti do të protestojmë, së bashku me të gjitha bashkitë
simotra tha Bushi e cila shtoi se janë qytetarët e Tiranës që e mbajnë
buxhetin e Bashkisë me kontributet e tyre dhe është bashkia që sëbashku me ta
po e transformojmë Tiranën në çdo bllok, pavarësisht atyre që qeverisin duke
sharë dhe shajnë se s'dinë të qeverisin.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›