E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, festë në Tiranë për Pavarësinë e Kosovës

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të mbledhë të gjithë shqiptarët të festojnë në sheshin kryesor të kryeqytetit. Në një ditë historike për Kosovën dhe shqiptarët, Bashkia e Tiranës ka organizuar mënyrën se si do të festohet pavarësia, në të njëjtën mënyrë siç do të festohet edhe në Kosovë. Festimet do të fillojnë në orën 10:00 deri në orën 18:00, ku gjithçka do të shoqërohet me atmosferë festive dhe nën tingujt e muzikës. Në këtë hark prej 8 orësh, Bashkia ka ftuar të gjithë këngëtarët apo instrumentistët që të gjejnë një kënd për të luajtur muzikën e tyre. Një kënd të veçantë përgjatë rrugës do të jetë për shitësit e produkteve ushqimore e të pijeve freskuese që të ofrojnë produktet e tyre. Gjatë kësaj kohe në rrugët kryesore do të ndërpritet qarkullimi i makinave.

20 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›