Durrës, Eglantina Bekteshi, kryetare e këshillit të qarkut
DURRËS-Eglantina Bekteshi përfaqësuese e Koalicionit Aleanca për Qytetarin është kryetare e re e Këshillit të qarkut të Durrësit. Bekteshi u zgjodh paraditen e sotme pas një procesi votimi në këshillin e qarkut, me 32 vota pro kundrejt 13 votave që mori kundërshtari Rezart Muka, përfaqëues i “Alenacës për të Ardhmen.”
Konstituimi i Këshillit të Qarkut vijoi pa debate dhe në konsensus të plotë, ndërsa zgjedhja e një gruaje si titullare në organet e pushtetit lokal është vlerësuar si risi e politikës lokale.
Pas certifikimit të reezultatit Bekteshi premtoi “Bashkëpunim me të gjithë këshillatarët e majtë dhe të djathtë”. Qarku i Durrësit ka 16 njësi vendore të cilat janë ndarë në mënyrë të barabartë për të dy koalicionet. Në përbërje të Këshillit të Qarkut Durrës janë 46 anëtare, 30 prej të cilëve përfaqsojnë Aleancën për Qytetarin.
Nga zgjedhjet lokale të 8 majit, Durrësi drejtohet nga socialisti Vangjush Dako, i cili ka mandatin e dytë të kryetarit të bashkisë së Durrësit.
(s.g/balkanWeb)