E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork, Berisha: Opozita vë ultimatume të bllokojë Parlamentin

NJU JORK-Për kreun e qeverisë shqiptare Sali Berisha vendimi i opozitës për të mos votuar ligjet me 3/5 janë ultimatume që justifikojnë qëndrimin e mëparshmë për të bllokuar punën në Parlament.
“Natyrisht, Shqipëria ka një problem, tani që është bërë botërisht i njohur, që qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar. Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reformën zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues. Kjo ishte deklarata që kryeministri shqiptar Sali Berisha bëri pasi mori pjesë në nisjen e debatit të përgjithshëm të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Berisha më tej konstatoi se në Nju Jork konstatoi një mirëkuptim të madh në njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Sipas Berishës ka disa cështje që priten të diskutohen seriozisht rreth Kosovës.

“Në të gjitha takimet që kam me vendet që nuk e kanë njohur dhe janë qëllim i veçantë, sigurisht çështja kryesore është ajo e Kosovës. Konstatoj se ka një mirëkuptim në rritje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sikundër nuk mund të mohohet se tensionet e krijuara në veri dhe raporti i Dick Martit që ka transkriptuar në 80 përqind të tij, siç thotë vetë Prokurori i Përgjithshëm i Serbisë, raportin e Vukçeviçit, ka krijuar edhe ai një lloj shtjellimi që do të kthjellohet tërësisht pas hetimeve serioze që do të ndërmarrë EULEX, hetime që ne i kemi mirëpritur plotësisht.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›