Festivali i Filmit për të drejtat e njeriut sjell filma të ndaluar
TIRANË- Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut rikthehet në edicionin e tij të gjashtë në datat 25-30 shtator.
Edhe këtë vit, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi do të shfaqë në ekranin e kinemasë së saj filma artistikë e dokumentarë nga mbarë bota, të bazuar kryesisht në problematikat që lidhen me çështje të ngjashme me problematikat e vendit tonë.
Temat qëndrore të këtij edicioni lidhen me aspekte të krimit të organizuar, qofshin ato të korrupsionit, terrorizmit, fondamentalizmit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogës, shfrytëzimit të të miturve, skllavërisë moderne dhe shfrytëzimit të pasurive natyrore.
Janë përzgjedhur 35 filma artistikë, dokumentarë dhe të shkurtër, nga mbi 300 filma të paraqitur, ndërkohë që një pjesë e filmave që do të shfaqen për publikun janë të ndaluar në vendet e tyre të origjinës.
Përveç këtyre, një përzgjedhje e veçantë i është kushtuar filmave me karakter frymëzues e sfidues për njerëz me aftësi të kufizuara, të cilët do të jenë pjesë e forumeve në 28 shtator. Gjatë pesë ditëve të festivalit do të zhvillohen forumet e paradites me pjesëmarrjen e gjimnazistëve dhe specialistëve të fushave të ndryshme, me debate që lidhen me të drejtat e njeriut.
Filmat do të shfaqen në orën 16:00, ndërkohë që forumet do të zhvillohen çdo ditë në orën 11:00.
(d.b/BalkanWeb)