E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, gjerbërohen dy rrugë

 

Mbillen 70 pemë në rrugët “Margarita Tutulani” dhe “Gjik Kuqali”. Nisma e Bashkisë së Tiranës këtë herë është mbështetur nga kompania private “Digitalb”. “Tirana ka nevojë për të pasur pemë në çdo bllok banimi dhe kudo në të gjitha blloqet ka sipërmarrje të cilat mund të kontribuojnë dhe të cilat ne po i kontaktojmë e falë të cilave ne po vazhdojmë të rrisim përmasën e gjelbër në blloqet e banimit dhe këtu në këtë bllok”, u shpreh dje kryebashkiaku Edi Rama. Nisma “Një qytetar – një pemë” po gjen  një përkrahje dhe shtrirje gjithnjë e më të madhe në kryeqytet. Kësaj iniciative i janë bashkuar deri më tani mjaft subjekte, të cilët përmes aksionit të mbjelljes së pemëve, synojnë të japin ndihmesën e tyre në pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm, në funksion të rritjes së cilësisë së jetës në komunitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›