Prezantohet “Udhëzuesi i Shëndetit”
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik prezantojnë ‘Udhëzuesin e Promocionit të Shëndetit’. Sipas ISHP-së, Udhëzuesi i promocionit të Shëndetit është një model i planifikimit të eventeve shëndetësore, që ka për qëllim sinkronizimin e eventeve të njëjta shëndetësore me jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare edhe në vendin tonë. Gjatë ceremonisë së organizuar, drejtorit i ISHP-së, Alban Ylli, kërkoi më tepër bashkëpunim me mediat për çështjet shëndetësore. Krijimi i mundësive për strukturat shtetërore, shëndetësore, arsimore, sociale, si edhe OJF-të e ndryshme të paraprijnë punën sensibilizuese, është tjetër synim i këtij udhëzuesi. Gjithashtu ky udhëzues, i cili botohet për të dytin vit radhazi, ka për qëllim sensibilizimin e publikut të gjerë lidhur me ditë apo javë të caktuara botërore dhe kombëtare për shëndetin dhe mbrojtjen e tij, si dhe parapërgatitjen e një bazë të mirë përvoje dhe eksperience për përsëritjen e përvitshme të ngjarjeve të tilla.