Kredia 250 milionë euro, fitojnë ALPHA dhe Deutche Bank
Ministria e Financave ka shpallur dje Deutche Bank dhe Alpha Bank fituese për financimin prej 250 milion euro për qeverinë shqiptare. Pak kohë më parë ministria e Financave zhvilloi tenderin për të marrë një financim prej 250 milion euro. Ofertës së Ministrisë së Financave ju përgjigjën 7 institucione financiare ndërkombëtare. Pas hapjes së ofertave u zhvilluan negociatat me të gjitha institucionet e interesuara dhe u bë vlerësimi i tyre. Në përfundim të vlerësimit, oferta më e mirë rezultoi ajo e paraqitur nga Deutche Bank dhe Alpha Bank.
Ministria e Financave do t’i japë mandatin këtyre bankave për të siguruar financimin e kërkuar duke rekomanduar që të përfshijnë në financim edhe Bankat Raiffaisen Bank dhe Credit Swisse, të cilat kanë bërë oferta konkurruese.
Bankat fituese
Deutche Bank
Alpha Bank