Ja qytetet që sot nuk do të kenë drita
Rikthehet mungesa e energjisë elektrike në disa qytete të vendit. Shkak për këtë janë punimet që do të kryhen sot në nënstacionin 220 kv të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare nga operatori i sistemit të transmetimit (OST) sot do të kryhen punime në nënstacionin 220 kv të Elbasanit, për pasojë do të stakohet linja 220 kv Elbasan-Fier. Për rrjedhojë nuk do të ketë energji elektrike nga ora 08:00-17:00 në qytetet: Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje, Fier, Vlorë. Kjo nuk është hera e parë që energjia elektrike mungon si pasojë e remonteve. herë pas herë OST dhe OSSH, kryejnë punime në nënstacione të ndryshme elektrike apo në linjat e tensionit të lartë, punime të cilat shoqërohen me ndërprerjen e energjisë elektrike. Me përmirësimin situatës hidrike në vend KESH nisi eksportin e energjisë drejt shtetit helen. Deri në fund të muajit shkurt KESH ka eksportuar çdo ditë drejt Greqisë 1.6 milionë kilovat orë në ditë. Duke parë situatën e mirë hidrike KESH vendosi që për herë të parë pas shumë kohësh të niste eksporti i energjisë drejt vendeve fqinje. Ndërkohë sipas drejtuesve të KESH-it, përveç kontratës me Greqinë korporata po shikon edhe mundësinë e eksportit edhe me vende të tjera, dhe kjo si pasojë e situatës së mirë në hidrike.