E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia hedh 800 milionë lekë në plehra, Tirana kryeqyteti më i ndotur në Europë

Bashkia e Tiranës hedh 800 milionë lekë në plehra. Ky ishte një nga vendimet e marra nga institucioni i Bashkisë, ndërsa firmat, që ajo ka përzgjedhur të pastrojnë qytetin, nuk funksionojnë në mënyrë të rregullt. Tre prej tyre e nisën punën me dy muaj vonesë si dhe më pas punonin me kohë tej mase të reduktuar gjë e cila vazhdon të ndodhë edhe sot. Shuma marramendëse u është dhënë, por Tirana vazhdon të jetë e kredhur në plehra dhe papastërit pa fund. Këtë gjë e dëshmojnë më së miri zërat e banorëve, të cilët ankohen për çdo ditë e më tepër për papastërtinë e rrugëve dhe kontenierve. Para disa kohësh, Bashkia e ndau kryeqytetin në gjashtë zona pastrimi, në tre perëndimore dhe në tre lindore. Për çdo tre zona, ajo vendosi se do të ishin në dispozicion dy firma pastrimi, të cilat do të kryenin punën e tyre duke ju përmbajtur në mënyrë të përpiktë kontratave të lidhura me Bashkinë. Tre firma pastrimi, të cilat kanë marrë paratë për pastrimin e zonës perëndimore, nuk punojnë me kohë të plotë, kurse ato në zonën lindore e nisën punën shumë vonë që nga momenti i nënshkrimit të kontratës me Bashkinë e Tiranës. Në disa zona, thjesht, bëhet shpërndarja e kontenierve, ndonjëherë edhe ndonjë makinë për të mbledhur mbeturinat.
Kontratat u shkelën që në fillim
Akoma pa nisur mirë puna për të gjashta firmat e pastrimit në kryeqytet, u vu re shkelja e kontratave që kishin lidhur me Bashkinë e Tiranës. Sipas një vendimi të mëparshëm të Bashkisë, ishte deklaruar se që në momentin e nënshkrimit të kontratave këto firma duhet të nisnin punën. Ndërkohë që tre firmat e pastrimit, që mbulojnë zonën perëndimore të qytetit, nisën të punonin me shumë vonesë madje edhe në nisjen e punës ato operonin jo me kohë të plotë. Ata thjeshtë kanë bërë shpërndarjen e kontenierëve në zonën që mbulojnë dhe herë pas here dërgojnë edhe ndonjë makinë për të bërë mbledhjen e mbeturinave. Këtë gjë e dëshmojnë edhe banorët e zonës së Tiranës së Re. Ganimete Ukaj, një nga banoret e kësaj zone shprehet: Bashkia le të thotë sa të dojë se ka hedhur shuma të mëdha parash për pastrimin e qytetit se sërish ne i shohim rrugët të mbuluara nga papastërtia. Këtu ka pak ditë që janë sjellë disa kazanë të rinj që kanë zëvendësuar të vjetrit. Po kjo nuk është zgjidhja pasi ato nuk është se kanë sjellë më shumë kazanë. Madje, kanë sjellë më pak se sa ishin më parë. Por ajo që lë më shumë për të dëshiruar është fakti se makinat nuk vijnë shpesh për të marrë mbeturinat dhe këtu bëhen pirgjet e plehrave sa mbulojnë vendin. Kjo është situata që paraqitet në zonën perëndimore të Tiranës dhe dëshmon më së miri se këto firma kanë bërë shkeljen e parë të kontratave, megjithëse xhepat i kanë mbushur mirë me para.
Bashkia rrit taksën e pastrimit, Tirana mbulohet në plehra
Bashkia e Tiranës vendosi rritjen e taksës së pastrimit në më shumë se 50 për qind. Para se të bëhej kjo rritje kjo taksë ishte 2.100 lekë të reja ndërkohë që më pas ajo u vendos të ishte 3.600 lekë të reja. Por në këtë moment u vu re edhe paradoksi i radhës që ndodh me vendimet e Bashkisë. Me rritjen e taksave u rrit edhe sasia e plehrave në kryeqytet. Në fakt me rritjen e taksa të gjithë qytetarët pritën që të kishte edhe një rritje në cilësinë e pastrimit por na rezultoi krejt e kundërta. Për çdo ditë e më tepër rrugët e Tiranës po mbulohen e nga plehrat gjë që ka sjellë edhe irritimin e banorëve të cilët kanë dërguar ankesa të shumta në adresë të Bashkisë. Madje edhe Agjencia Rajonale e mjedisit ka vënë disa gjoba për punën e keqe që po bëjnë këto firma pastrimi të cilat sipas kësaj agjencie më shumë i ndotin rrugët se sa i pastrojnë. Madje është pohuar se firmat e pastrimit që operojnë në kryeqytet shpeshherë bëhen edhe shkaktare të ndotjes së ambientit.
Firmat e pastrimit shkelin kontratat, kazanët rrezik për qytetarët
Firmat private të pastrimit, që veprojnë në kryeqytet, kanë shkelur disa nga pikat kryesore te kontratës së lidhur me Bashkinë e Tiranës, veprime këto që kanë çuar në gjobitjen e tyre. Para disa kohësh ishte firma Bruçi sh.p.k e cila u gjobit me 30 mijë lekë të reja për shkak të mospastrimit sipas orareve të përcaktuara në kontratë. Më pas ishin firmat ekzistuese që vetëm para pak kohësh u gjobitën nga Agjencia Rajonale e Mjedisit meqenëse nuk pastronin rrugët dhe nuk i lanin ato sipas kushteve të përcaktuara në kontrata. Mosdizinfektimi i kontenierëve dhe gjendja e tyre jo e mirë tani është një nga problemet më shqetësues. Lidhur më këtë çështje, qytetarët shprehen të shqetësuar. Pasi ata ndihen të kërcënuar nga përhapja e ndonjë infeksioni apo sëmundje. E gjithë kjo situatë është krijuar nga puna jo e mirë që bëjnë të 6-ta firmat e pastrimit që janë aktualisht kontraktuese të Bashkisë.
Kazanët e plehrave nuk dezinfektohen kurrë
Të gjashtë firmat e pastrimit kontraktuese me Bashkinë e Tiranës nuk i lajnë apo dezinfektojnë asnjëherë kontenierët apo kazanët e plehrave, të cilat mund të bëhen shkak për përhapjen e një sërë infeksionesh. Në të gjitha lagjet e kryeqytetit ku gjenden të vendosura kazanët e plehrave ndihet era e keqe që mbajnë dhe që përhapet në të gjithë ambientin. Mjekja infeksioniste, Esmeralda Priska lidhur me këtë fenomen pohoi se: Mikrobet që janë prezentë në kontenierët e plehrave që ndodhen në rrugët e kryeqytetit janë shkaktarë për sëmundje të ndryshme. Madje këto sëmundje të cilat merren nga papastërtia janë ngjitëse dhe mjaft të rrezikshme. Më e keqja është se ato janë edhe shkaktar të ndonjë epidemie të mundshme. Dezinfektimi i kazanëve të plehrave është i domosdoshëm përndryshe qytetarët janë të rrezikuar në çdo çast. Kam vënë re se kohët e fundit në disa kontenierë hidhet pluhur gëlqereje i cili nuk është aspak efikas për mbytjen e mikrobeve dhe luftimin tyre. Duhet me patjetër të përdoren dezinfektantë të tjerë që janë të posaçëm për këtë gjë.
Shërbimet nuk kryhen në mënyrë të rregullt nga firmat e pastrimit
Në kontratat e lidhura mes firmave të pastrimit dhe Bashkisë së Tiranës janë vendosur disa rregulla për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët. Në marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët parashikohet pastrimi 2 apo 3 here në ditë i kazanëve të plehrave si dhe dezinfektimi i tyre. Por, dezinfektimi i kazanëve duket se nuk bëhet asnjëherë dhe tregues për këtë është era e ndotur e kontenierëve. Njëkohësisht, marrëveshja parashikon grumbullimin dhe transportim e mbetjeve urbane dhe tregjeve, fshirje dhe larje të rrugëve dhe trotuareve, larje speciale e rrugëve, pastrim i territoreve urbane me punëtorë dhe fshesa, larje dhe dezinfektim i konteniereve. Po kështu, parashikohet që të bëhet grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve inerte dhe të vëllimshme, mirëmbajtja e vend- grumbullimeve të mbetjeve gjatë ditës, si dhe mirëmbajtja e rrugëve kryesore në kryeqytet. Këto shërbime asnjëherë nuk kryhen në mënyrë të rregullt nga firmat e pastrimit. Ndaj kryeqytetasit janë të shqetësuar. Olta Ara, një banore e Tiranës shprehet se: Në rrugën Bardhyl ku unë banoj prej disa vitesh kurrë nuk kam vënë re ndonjë punë korrekte nga ana e firmave të pastrimit. Plehrat nuk mblidhen kurrë në oraret e duhura dhe kontenierët shihen gjithmonë plot. Kazanët janë me një numër tejet të kufizuar dhe madje ato që janë kanë një gjendje skandaloze. Të mos flasim pastaj për dezinfektimin e tyre që nuk bëhet kurrë. Kam frikë të dërgoj fëmijët që të derdhin plehra se mos më marrin ndonjë infeksion. Nuk kalohet pranë kazanëve të plehrave se të mbyt era e keqe. Këtu është tmerr.
Firmat e pastrimit po ndotin më shumë
Katër firmat e pastrimit që operojnë në kryeqytet janë cilësuar si një nga shkaqet kryesore të ndotjes së ambientit nga Agjencia Rajonale e Mjedisit pak kohë më parë. Specialistët e kësaj agjencie monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme punën e këtyre firmave. Ata kanë konstatuar se puna e firmave të pastrimit në Tiranë është në nivele shumë të ulëta, gjë e cila shkakton një ndotje të madhe. Firmat e pastrimit nuk respektojnë në mënyrën e duhur rregullat e nënshkruara në kontratën e lidhur me Bashkinë e Tiranës. Ata nuk i lajnë rrugët e qytetit asnjëherë për muaj të tërë dhe kjo sjell praninë e një sasie të madh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›