E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e Ramës me LSI shkaktoi humbjen e rreth 12 mandateve të së majtës

Pazaret e kryesocialistit me Berishën i sigurojnë fitoren PD
Janë rreth 12 mandate në të gjithë vendin të cilat rrezikojnë të humbin nga e majta, vetëm për shkak të luftës që Edi Rama i ka hapur LSI-së dhe partive të vogla të majta. Përbetimi i Ramës për të sulmuar Ilir Metën dhe për të mos e pranuar si Kryeministër të ardhshëm, rrezikon që ta lërë edhe 4 vite në opozitë të majtën. Kur janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit në të gjithë vendin, Partia Socialiste është në disavantazh me Partinë Demokratike. Pakti mes Berishës dhe Ramës në miratimin e sistemit proporcional rajonal, i cili nuk ishte përdorur asnjëherë më parë në vendin tonë, plotësoi egon e turpshme të Ramës për të nxjerrë jashtë loje Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe shkatërrimin dhe humbjen e PS në zgjedhjet parlamentare 2009. Pangopësia e Ramës për pushtet absolut, i kushtoi shumë të majtës, duke dalë e përçarë në zgjedhjet parlamentare përballë ligjit të rrezikshëm proporcional, i cili njihet për fatin e keq që u sjell përgjithësisht partive të vogla. Rama e dinte mirë betejën që e priste në këto zgjedhje, me një kundërshtar si Berisha i cili e ka deklaruar publikisht se vetëm Zoti do të arrijë ta largojë nga qeverisja. Megjithatë ai nuk pranoi të bënte koalicion me partitë e tjera të majta si LSI apo PSV91, çka do ti kushtojë një rrisk prej 12 mandatesh në të gjithë vendin. 12 mandate do të ishin mëse të mjaftueshme për të krijuar qeverinë e të majtës dhe Rama nuk do të ndodhej në këtë situatë ankthioze, për probabilitetin e qeverisjes së ardhshme nga PD apo PS. Por bashkëpunimi i tij me Berishën për të masakruar LSI, iu kthye në boomerang, i cili duket qartë deri tani kur është lexuar pjesa më e madhe e votave të shqiptarëve. Pra nëse e majta i humbet këto zgjedhje, firma dhe vula i përkasin vetëm Edi Ramës, kryesocialistit që bëri histori si përçarësi i të majtës shqiptare dhe shkatërrimit të saj si pretendonte kryesore për qeverinë e ardhshme. Deri mbrëmë në mesnatë, LSI rezultonte të kishte fituar të sigurt 3 deputetë. Ndërsa po të llogaritet edhe përqindja që LSI bashkë me PSV91 ka fituar në të gjithë vendin, të përkthyera në mandate të gjitha së bashku mund të përllogariten tek 12 mandate, aq sa Asnjë manipulim i Berishës nuk do të kishte çfarë ti bënte qeverisë që mund të formohej nga e majta. Por kapriçot e Ramës bënë që të gjitha një pjesë e mirë e votave të shqiptarëve për LSI dhe PSV91 të shkojnë dëm, por nga ana tjetër të jenë favor për PD me në krye Berishën.  
Proporcionali, që dëmton partitë e vogla
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura vetëm para dy ditësh, për herë të parë u votua  sipas sistemit proporcional rajonal për 140 mandatet e deputetëve. Sistemi elektoral, i cili u miratua nga Berisha dhe Rama, është i ndryshëm nga ai që është përdorur deri më tani në Shqipëri. I gjithë territori i vendit është i ndarë në 12 qarqe, ku do të ketë përllogaritje të pavarura të votave që do të marrë çdo subjekt e koalicion. Në mënyrë të pavarur këto përqindje do të konvertohen në vende në parlamentin e ri. Çdo qark ka të paracaktuar numrin e deputetëve që do të dalin prej tij, kjo në varësi të numrit të zgjedhësve. Ndërsa sistemi i ri mban të pandryshuar numrin e deputetëve që do të ulen në parlament, 140. Qarku i Tiranës, ku përfshihen rrethet Tirana dhe Kavaja, do të përfaqësohet në Kuvend me 32 deputetë, pasi ka përqendrimin më të madh të popullsisë. Deri në orën 00:00, në këtë qark PD ka fituar 15 mandate, ndërsa PS, 15. Ndërsa qarku i dytë me numrin më të madh të deputetëve do të jetë Fieri me 16 deputetë, ku deri rreth orës së sipërpërmendur PD kishte fituar 6 mandate, ndërsa PS, 9, ndërsa LSI, 1. Ndërsa qarku i Elbasanit renditet i treti, duke përfituar 14 deputetë, ku deri tani janë 7 me shtatë për dy partitë e mëdha, PD dhe PS. Qarku i katërt që do të përfitojë më shumë është Durrësi, me 13 deputetë, ku PD ka arritur në 7 mandate, PS në 5, ndërsa LSI në 1 mandat. Vetëm në këto katër qarqe përbëjnë mbi gjysmën e Parlamentit, aq sa për të krijuar dhe qeverisjen e ardhshme. Qarqet e tjera më pas vijnë Korça dhe Vlora, që kanë të njëjtin numër mandatesh, 12. Në Korçë deri tani nga PD janë fituar 6 mandate, e po aq edhe nga PS. Ndërsa në Vlorë, PD ka arritur deri tani në 4 mandate, ndërsa PS në 6 mandate. Në Parlamentin e ardhshëm do të kenë secili qark nga 12 deputetë. Shkodra do të ketë 11 deputetë, ku deri tani PD ka siguruar 7 mandate, ndërsa PS 4 mandate. Lezha do nxjerrë 7 deputetë, ku PD ka siguruar 4 mandate, ndërsa PS, 3 të tillë. Kukësi do dalë me 7 deputetë, ku deri tani PD ka fituar 3 mandate, ndërsa PS, 1. Dibra do nxjerrë 6 deputetë, ku PD ka marrë 4 mandate, ndërsa PS, 2 të tillë. Berati do nxjerrë 8 deputetë, ku PD ka marrë deri tani 2 mandate, ndërsa PS, 5 të tillë. E fundit është Gjirokastra me 5 deputetë, ku deri tani PD ka marrë 2 mandate, ndërsa PS, 3 të tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›