Emigrimi në SHBA, procedura e tërheqjes së të afërmeve
29/06/2009 Kategoritë që mund të përfitojnë qëndrimin e përhershëm
Aplikuesi duhet të plotësojë një formular I-130, që parashtron kërkesën për një të afërm të huaj
Personat me qëndrim të vazhdueshëm/përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndihmojnë familjarët apo të afërmit e tyre që të përfitojnë statusin e rezidentit të përhershëm në këtë vend. Gjithçka nis me plotësimin e një kërkese, në të cilën deklarohen të dhënat e plota të kërkuara nga legjislacioni amerikan. Fillimisht personi që kërkon të tërheqë të afërmit e tij duhet të ketë në gjendje një shumë të caktuar të ardhurash, nëpërmjet të cilave duhet të faktojë se është në gjendje të mbulojë shpenzimet e personit që ka marrë përsipër të tërheqë, veçanërisht kur ai kërkon të shkojë për të jetuar në SHBA.
Procedura
Çelja zyrtare e procedurës nis me plotësimin e një formulari. Kështu, aplikuesi e fillon këtë proces duke paraqitur një formular I-130, që parashtron kërkesën për një të afërm të huaj. Ky formular mund të gjendet në uebsjatin te www.uscis.gov. Sipas ligjit, ky person me qëndrim të vazhdueshëm në SHBA mund të paraqesë kërkesë për të afërmit si më poshtë: bashkëshort/e dhe fëmijë të pamartuar, pavarësisht moshës. Ndërkohë që vetëm shtetasit amerikanë mund të paraqesin kërkesë për fëmijë të martuar. Kur paraqit kërkesën do të kërkohet të paraqesësh edhe prova të lidhjeve/marrëdhënieve familjare me personin për të cilin po paraqet kërkesë.
Kërkesa
Për paraqitjen e kërkesës specialistët këshillojnë: “Ndiq udhëzimet e kërkesës I-130 dhe kontrollo uebsjatin e USCIS-it për çdo përditësim, apo udhëzime dhe gjithçka lidhur me tarifat. Sigurohu se kërkesa jote është e plotë, e nënshkruar dhe se t’i ke paguar tarifat e duhura. Ty do të të duhet të paraqesësh prova të rezidencës sate të vazhdueshme, si një kopje të kartës së rezidentit të vazhdueshëm/përhershëm nga të dyja anët. Po ashtu do të të duhet të paraqesësh prova që mbështesin lidhjen/marrëdhënien tënde kualifikuese me çdo person për të cilët t’i po paraqet kërkesë.”
Procedura e paraqitjes së kërkesës dhe afatet e pritjes
Më poshtë do të gjeni të shpjeguar nga specialisti i emigrimit pranë Ministrisë së Punës Durim Hatibi, gjithë procedurën që duhet të ndjekë emigranti apo rezidenti i përhershëm në SHBA për tërheqjen e familjareve apo të afërmeve të tjerë.
Çfarë i sjell të afërmit tim kërkesa?
Duke paraqitur kërkesën lidhur me të afërmin, I-130 dhe duke provuar lidhjen/marrëdhënien kualifikuese, i jep të afërmit tënd një radhë për numrin e vizës, mes të tjerëve që po presin të imigrojnë, bazuar në të njëjtën lidhje, nga i njëjti vend apo rajon. Kur i afërmi yt del në krye të radhës, atëherë ai ose ajo mund të jetë kandidat për të imigruar. Për shembull, ti paraqet kërkesë për bashkëshorten tënde. Depoziton një kërkesë I-130 për bashkëshorten. Kur të miratohet, kërkesa jote i jep asaj një vend në radhën e njerëzve nga i njëjti vend, që po kështu janë bashkëshortë/e të rezidentëve të vazhdueshëm/përhershëm. Vendi i të afërmit tënd në radhë do të bazohet në datën kur t’i ke paraqitur kërkesën. Pra, është përparësi për ta paraqitur kërkesën sa më shpejt të jetë e mundur. Kur nuk ka radhë pritjeje për më të afërmit e shtetasve të SHBA-ve, djem dhe vajza më shumë se 21-vjeç, sigurisht do të kesh një kohë pritjeje. Pra, nëse bëhesh shtetas i SHBA-ve, përmes procesit të natyralizimit, në një kohë kur të afërmit e tu po presin për lëshimin e vizave, ato do të kenë mundësi të imigrojnë më shpejt.
Po për familjen e të afërmit tim?
Në shumicën e rasteve, kur bashkëshort/ja jote arrin në krye të radhës, fëmijët e saj/tij të pamartuar, nën 21-vjeç mund të bashkohen me të afërmin në të njëjtën kërkesë për vizë. Sidoqoftë, nëse një fëmijë i/e pamartuar bëhet 21 vjeç para se të arrijë në krye të radhës, ty do të të duhet të paraqesësh një kërkesë të veçantë për çdo fëmijë të përfshirë në kërkesën origjinale/ e parë. Ndiq udhëzimet si më poshtë dhe përfshi një kopje të marrjes së njoftimit për dorëzimin e kërkesës së parë/origjinale.
Po nëse fëmija im martohet?
Një kërkesë për fëmijë të pamartuar do të refuzohet automatikisht, nëse ai/ajo martohet, meqë nuk ka kategori vize për një djalë apo vajzë të martuar të një rezidenti të vazhdueshëm/përhershëm. Sidoqoftë, nëse bëhesh shtetas i SHBA-ve, para se të martohet fëmija yt, ti mund ta vazhdosh procesin e imigrimit, duke paraqitur një kërkesë të re I-130 për fëmijën tënd.
Pasi paraqes kërkesën, sa kohë do të kalojë, para se i afërmi im të mund të imigrojë?
Për shumicën e të afërmeve, kombinimi i kërkesës së lartë dhe kufijtë e vendosur, lidhur me numrin e njerëzve që mund të imigrojnë çdo vit, do të thotë se pritja mund të jetë edhe disa vjet. Kur i afërmi yt arrin në krye të radhës, Departamenti i Shtetit e kontakton të afërmin tënd dhe e fton atë të paraqesë kërkesë për një vizë imigratore. Nëse je i/e interesuar për kohët aktuale të pritjes, shih “Visa Bulletins” në uebsjatin e Departamentit të Shtetit te www.travel.state.gov/visa.
A mund të presë i afërmi im në SHBA derisa të mund të bëhet rezidenti i vazhdueshëm?
Jo. Kërkesa e miratuar për të afërmin tënd i jep atij një vend në radhë mes të tjerëve, që presin të imigrojnë. Ajo nuk u jep leje të afërmeve të tu të jetojnë apo të punojnë në SHBA, ndërkohë që personi pret të paraqesë kërkesë për rezidencë të vazhdueshme/përhershme. Nëse ai/ajo hyn apo qëndron pa statusin ligjor, kjo do të cenonte përzgjedhshmërinë/ kandidaturën e për t’u bërë rezident i vazhdueshëm, kur të arrijnë vendin e tij/saj në radhën për lëshimin e një vize.
Paraqitja e një kërkesë nga ana ime a më angazhon për diçka?
Po. Sipas ligjit, çdo person, që imigron bazuar në kërkesën për të afërmin, duhet të ketë një sponsor financiar. Nëse t’i zgjedh të sponsorizosh imigrimin e të afërmit tënd, duke paraqitur kërkesë për të afërmin, kur të vijë koha e imigrimit të tij/saj, t’i duhet të pranosh të jesh sponsori financiar për këtë person, duke paraqitur formularin I-864, garanci mbështetjeje (Affidavit of Support). Nëse nuk i plotëson kualifikimet financiare, atëherë këtë zotim mund ta bëjnë individë të tjerë.
Çfarë ndodh pasi kam paraqitur kërkesën?
USCIS (Shërbimet për shtetësinë dhe Imigrimin, SHBA) do të të dërgojnë një dëftesë, ku konfirmohet se e kanë marrë kërkesën tënde. Nëse kërkesa nuk është e plotë, ata mund ta refuzojnë apo mund të të kërkojnë më shumë informacion, çka do ta vonojë përpunimin dhe shqyrtimin. Pra, duhet të dërgosh të gjitha dokumentet e kërkuara që herën e parë për të shmangur vonesat. USCIS të njofton kur marrin një vendim. Kërkesat me kohë të gjata pritjeje mund të mos miratohen menjëherë. Në ubsajtin e USCIS-it jepen koha e shqyrtimit të kërkesës I-130 ). Normalisht, nëse këto ëshërbime e miratojnë kërkesën, ato e dërgojnë miratimin te Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) të Departamentit të Shtetit, SHBA (U.S. Department of State’s National Visa Center - NVC). Kur vendi i të afërmit tuaj në radhën e pritjes mundëson lëshimin e një numri vize. NVC-ja do të njoftojë ty dhe të afërmin tënd, duke e ftuar atë dhe personat në varësi që janë të kualifikueshëm të paraqesin kërkesë për lëshim vizash. Informacione më të hollësishme do të gjenden tek uebsajti i Departamentit të Shtetit, SHBA, te ëëë.state.gov.
Një rezident i vazhdueshëm/përhershëm në SHBA mund të paraqesë kërkesë për të afërmit si më poshtë:
• bashkëshort/e dhe fëmijë të pamartuar, pavarësisht moshës.
• Vetëm shtetas të SHBA-ve mund të paraqesin kërkesë për fëmijë të martuar.
• Kur paraqit kërkesën, do të kërkohet të paraqesësh edhe prova të lidhjeve/marrëdhënieve familjare me person për të cilin po paraqet kërkesë.