Bashkia hedh ne rruge tregtaret

Bashkia e Korçës heq tezgat e tregtarëve të vegjël nga pazari i qytetit duke i zhvendosur këta të fundit në një ambient krejtësisht të papërshtashëm. Prej mbrëmjes së enjte punonjësit e Bashkisë, pa asnjë lloj paralajmërimi, kanë çmontuar dhe zhvendosur më tepër se 50 tezga dhe bankina metalike. Ky veprim i bashkisë, i cili vjen si rezultat i zbatimit të projektit për rikonstruksionin e pazarit të Korçës, ka sjellë edhe reagimin e tregtarëve të vegjël, të cilët prej mëse 20 vjetësh kanë ushtruar aktivitetin e tyre në këtë zonë.
Me tepër 200 tregtarët e vegjël të këtij pazari, të cilët janë taksapagues të rregullt të bashkisë, e konsiderojnë të papërshtatshëm ambientin e ish uzinës mekanike, ku ata do të ushtrojnë në vazhdimësi aktivitetin e tyre. Ata kanë akuzuar Bashkinë e Korçës për neglizhencë, pasi megjithëse vendorët e dinin prej një viti që tregtarët e pazarit do të zhvendoseshin nga kjo zone, përsëri nuk kanë marrë asnjë masë për ndërtimin apo përshtatjen e një tregu të ri.