E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mbrojtjes hedh poshte akuza e PS

Ministria Mbrojtjes hodhi poshtë të gjitha akuzat e ardhura nga Partia Socialiste, lidhur me blerjen e mallrave ushtarake. Sipas kësaj ministrie i gjithë procesi është transparent. “Sa i përket të ardhurave të grumbulluara nga shitja e mallrave ushtarake, ato përdoren konform ligjit dhe shpenzimet janë të kontrollueshme. Ato përdoren për procesin e demontimit të municioneve të tepërta si dhe për modernizimin e Forcave të Armatosura, bazuar në udhëzimin e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Financave për përdorimin e të ardhurave të saj”, u shpreh zëdhënësja e ministrisë, Lorisa Ylli. Njëkohësisht Ministria e Mbrojtjes sqaroi dhe lidhur me anonçimin e bërë nga deputeti i PS-së për një urdhër të Kryeministrit për kontrollin e procedurave të import-eksportit të mallrave ushtarak. “Ky është një fakt tjetër se Ministria e Mbrojtjes si çdo institucion shtetëror kontrollohet, por mbi bazën e ligjit. Kontrolli nuk është dyshim në një shtet demokratik. Ai është një instrument rutinor në një shtet demokratik. Kontrolli administrativ është një nga mjetet kryesore në funksion të transparencës dhe zbatimit të ligjshmërisë. Madje, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, megjithëse ishte kontrolluar edhe më parë, të kontrollohej sërish ligjshmëria e procedurave për aktivitetin e shpërmendur”, deklaroi zëdhënësja e Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu ajo saktësoi se "SHIU nuk ka blerë snajperë dhe kjo për arsye administrative dhe jo për pengesa ligjore. SHIU pajiset mbi bazën e Tabelës së Organizimit dhe Pajisjeve, jo ilegalisht, dhe me armatim i cili është i domosdoshëm për personelin që shkon me mision në teatrin e luftimit". 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›