Bashkia i pergjigjet Olldashit Xhamia eshte pjese e planit francez
UPDATE- Nisma e Bashkise per ngritjen e xhamise se re per myslimanet eshte shnderruar ne debatin me te fundit mes qeverise dhe Bashkise se Tiranes.
Ministri i Transportit Sokol Olldashi e ka quajtur kete genjeshtren e radhes te
kryebashkiakut qe po e perdor si premtim per fushaten elektorale.
Rama i genjeu per here te dyte besimtaret myslimane pasi plani francez nuk e parashikon ndertimin e nje xhamie te re -tha ai duke shtuar se Rama ka premtuar edhe ne vitin 2007 premtime qe sipas tij nuk i ka mbajtur asnjehere. Kurani thote qofshin mallkuar genjeshtaret dhe besimtaret myslimane nuk duhet ta harrojne kete gje-tha Olldashi.
Pas kesaj deklarate ka reaguar Bashkia e Tiranes permes zedhenesit Florion Serjani. Ai e ka qutuar fyese deklaraten e Ollashit dhe prishese te qetesise se nje dite feste si kjo e sotmja. Plani per xhamine eshte pjese e projektit francez per qendren e Tiranes- ka thene ai.