Prokuroria gati flete-thirrjet per kuneterit e ministres Bregu

TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit regjistron procedimin penal ndaj kuneterve te Ministres se Integrimit Majlinda Bregut shtetasve Ervis Gjecaj e Gani Baku per akuzen e pastrimit te parave dhe behen gati flete-thirrjet per tu pyetur.
Mes te dyshuarve qe tashme po hetohen nga task-forca e prokurorise jane edhe shtetasit Anxhelo Prudentio Ventigjar Kaci Francesko Forneli dhe Xhuzepe Palma.
Emrat e te gjithe ketyre personave dolen me cilesine e ortakeve ne bizneset e ngritura nga Albino Prudentino i akuzuar nga Prokuroria e Leces ne Itali si njeri nder drejtuesit e organizates kriminale Sacra Corona Unita.
Sipas prokurorise me urdher te kryeprokurores Ina Rama me date 12 nentor 2010 eshte regjistruar procedimi penal mbi dyshimet per kryerjen e vepres penale pastrimit te parave ndaj bizneseve dhe ortakeve te Albino Prudentinos dhe djalit te tij Angelo.
Mesohet se prokuroria e Vlores ka mbajtur procedimin penal ndaj Albino Prudentinos dhe aktivitetit te biznesit ne qytetin e Vlores ndersa dosja per personat e tjere te dyshuar tashme ka ardhur prane Task-Forces ne Prokurorin e Tiranes.
Nderkaq nga ana tjeter Prokuroria per Krime te Renda bazuar ne ligjin Antimafia ka nisur hetimin pasuror ndaj te dyshuarit Albino Prudentino dhe djalit te tij shtetasit shqiptar Ervis Gjecaj e Gani Baku te njohur si kuneterit e ministres Bregu dhe personave te trete te perfshire ne biznese me te dyshuarin si kreu i nje organizate mafioze ne Itali. Mbi bazen e ketyre hetimeve tashme jane sekuestruar Shoqerite Casino Italia Beting System Albania dhe Bet Plus qe kane si aktivitetin kryesor te tyre ne Tirane.
Ne Vlore nderkohe eshte sekuestruar pasticeria e te arrestuarit Prudentino i cili per llogari te prokurorise se Leces eshte prangosur ne banesen e marre me qera nga bashkeshortja e tij.