Bashkia inauguron një fushë sportive në Kombinat
Bashkia e Tiranës ka inauguruar fushën sportive që është ndërtuar me fondet e Bashkisë në shkollën “Lasgush Poradeci”. Një mjedis sportiv multifunksional do të mundësojë që të gjithë fëmijët e shkollës, të mund të kryejnë aktivitetin e tyre fizik, sipas standardeve bashkëkohore. Gjithashtu, kjo hapësirë rekreative do t’i shërbejë dhe fëmijëve të komunitetit të zonës për t’u argëtuar në kohën e lirë si dhe gjatë pushimeve verore që po afrojnë. Në inaugurimin e fushës ka marrë pjesë edhe Kryebashkiaku Edi Rama, i cili është shprehur se kjo mënyrë do të shërbejë për edukim dhe formim të brezit të ri. Gjithçka është bërë në kuadër të programeve sociale dhe edukuese.
11 Qershor 2008