E Diel, 1 Nëntor 2026

Maternitetit i shtohet Qendra e Pranimit të Urgjencave



Gratë shtatzëna që do të hasin probleme në lindjen e fëmijës, do të kenë mundësi të kurohen në qendrën e urgjencave në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe nuk do të lëvizin sa në një sallë në tjetrën. Në kët qendër janë instaluar të gjitha aparaturat e nevojshme që do t’iu duhet nënave shtatzëna për të lëvizur nga njëra sallë në tjetrën pa pasur probleme. Kështu, dje është përuruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë “Qendra e pranimit të urgjencave”. Të pranishëm në përurim kanë qenë Ambasadori amerikan John Ëithers dhe ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka etj. Qendra e pranimit të urgjencave është një qendër mjaft e rëndësishme e takimit të pacienteve me stafin mjekësor për përcaktimin e diagnozës. Kanë qenë AMC dhe UISAID, ato që kanë mundësuar krijimin e qendrës duke përfshirë rehabilitimin e mjediseve si dhe pajisjen me aparaturat e nevojshme mjekësore.

11 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›