E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte në kërkim prej dhjetë vitesh për vrasje, arrestohet Petrit Azemi



TIRANË - Një shtetas i shpallur në kërkim prej vitesh për veprën penale të vrasjes me dashje është kapur dhe arrestuar dje në Tiranë nga policia. Burime nga uniformat blu të kryeqytetit bënë të ditur se Petrit Azemi, 29 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Bujar Haksanit më 16 prill 1998. Specialistët e sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, pas informacionit të marrë në rrugë operative, realizuan kapjen e tij personi në Laprakë, pas një periudhe disamujore vëzhgimi dhe hetimi. Po nga njoftimi për shtyp bëhet e ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 19 dhjetor të vitit 2002, e ka dënuar Petrit Azemin me 14 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”. Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit.

11 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›