Topi: Zëvendësimi i gjyqtarëve, me rëndësi kushtetuese

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti në një takim të veçantë Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Kroacisë, Branko Hrvatin, dhe delegacionin zyrtar që e shoqëronte.
Gjatë takimit, Topi bëri një përshkrim të procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë, si dhe të sfidave me të cilat ky sistem përballet me qëllim konsolidimin e pavarësisë së tij dhe rritjes së profesionalizmit.
Në këtë drejtim, Kreu i shtetit nënvizoi "rëndësinë e jashtëzakonshme të procesit kushtetues të zëvendësimit të katër anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjashtë anëtarëve të asaj Kushtetuese." Presidenti Topi theksoi gjithashtu, se institucionet e drejtësisë dhe i gjithë sistemi gjyqësor duhet të zbatojnë parimet e shtetit të së drejtës sipas standardeve më të larta të familjes evropiane.
Nga ana e tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Kroacisë, shprehu kënaqësinë që, mes Kroacisë dhe Shqipërisë, bashkëpunimi është mjaft i frytshëm edhe në fushën e gjyqësorit, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të vijojë me sukses edhe në të ardhmen.
Në takim ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës sonë të Lartë, zonja Shpresa Beçaj si dhe ambasadori kroat në Tiranë, Darko Javorski.